Gruaja e ish-ministrit te Brendshem, Saimir Tahiri eshte në javët e fundit të shtatzënisë.
Ardhja në jetë e një fëmije është lajmi më i bukur dhe më i veçantë për një familje. Shumë nga personazhet e njohur mundohen që jetën e tyre private ta mbajnë të fshehtë dhe sidomos larg vëmendjes së mediave.
Por së fundmi kemi zbuluar një ‘të fshehtë’ shumë të bukur. Burime për “Bluetooth” të “Gazeta Shqiptare” na kanë thënë se bashkëshortja e ish-ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri, është shtatzënë dhe në javët e fundit të saj.
Familja Tahiri së shpejti do të rritet me djalin e dytë që do të sjellë në jetë Fatlinda Berisha. Edhe pse janë munduar ta mbajnë të fshehtë për një kohë të gjatë dhe bashkëshortja e ish-ministrit nuk ka dalë shpesh në fokusin e kamerave, ky lajm i bukur s’kishte se si të shpëtonte për mediat.
Saimir tahiri nje njeri superfamiljar i rregullt. Kam rastisur ne plazhin e durresit me ate dhe familjen e tij kur ishte minister dhe transmetonte vetem respekt.
PërgjigjuSERIOZISHT????