Në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli për trafik armësh, shqiptari shijonte pushimet në Kolumbi, arrestohet nga policia

Në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli për trafik armësh, shqiptari shijonte pushimet në Kolumbi, arrestohet nga policia

Arrestimi i shqiptarit në Kolumbi

Një shtetas shqiptar, në kërkim ndërkombëtar për lidhje të dyshuara me trafikun e armëve, u ndalua në një hotel të njohur në ishujt Rosario, rreth 40 kilometra larg Kartagjenës, në një operacion të përbashkët mes Marinës Kombëtare Kolumbiane dhe efektivëve të Migracionit.

Sipas mediave të huaja, ndaj shqiptarit kishte një “njoftim të kuq” të Interpolit, gjë që e bën atë një objektiv me prioritet të lartë për autoritetet ndërkombëtare.

Operacioni nisi pas një njoftimi nga Migration Columbia, e cila zbuloi alarmin e kuq duke kryqëzuar të dhënat e pasaportës shqiptarit me bazat e të dhënave ndërkombëtare. Kjo bëri të mundur identifikimin e të dyshuarit, i cili po shijonte pushimet në zonën e ishullit.

Shtetasi shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur zyrtarisht, ka tentuar të arratiset kur ka vënë re praninë e personave me uniformë. Megjithatë, reagimi i shpejtë i agjentëve lejoi kapjen e tij të menjëhershme.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 25 Janar, 13:37

    A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?



×

Lajmi i fundit

Homazhet për Kryepiskopin Anastas, në Tiranë pritet delegacion i lartë nga Vatikani, Kishat botërore dhe politikanë të lartë

Homazhet për Kryepiskopin Anastas, në Tiranë pritet delegacion i lartë nga Vatikani, Kishat botërore dhe politikanë të lartë