Ish-anëtari i bandës së Durrësit, Julian Meçaj, është arrestuar nga policia në Dubai. Lajmi konfirmohet për Report Tv nga burime pranë Ministrisë së Brendshme, ndërsa lokalizimi është bërë nga autoritetet shqiptare, të cilat kanë njoftuar homologët emiratase për vendndodhjen.
Në vijim pritet nisja e procedurave të tij për ekstradim, edhe pse do të jetë e vështirë për shkak se Shqipëria nuk ka marrëveshje me Emiratet e Bashkuara Arabe. Julian Meçaj ishte shpallur në kërkim në janar 2023 për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja më 1 nëntor 2019, ku mbeti i vrarë shoferi i tij Andi Maloku.
Prokuroria e Posaçme, mundi të zbardh atentatin pas mbërritjes nga Franca të komunikimeve në aplikacionin “SkyECC”, ku ishte përgatitur jo vetëm atentati ndaj prokurorit, por edhe disa vrasje të tjera. Në atë kohë u arrestuan Genti Ndërjaku, Marsel Deçka, Endrit Sinani, Julian Pjetri dhe Bashkim Haxhija ndërsa në kërkim u shpall koka që organizoi gjithçka, Plarent Dervishaj, po ashtu i dyshuar se fshihet në Dubai, që drejtonte bandën me miq e familjarë dhe Ramazan Rraja, i arrestuar tashmë nga policia. Julian Meçaj dhe Plaurent Dervishaj i shpëtuan një atentati më 20 qershor 2019 në Durrës.
Në lidhje me ngjarjen e rëndë të atentatit ndaj prokurorit Ndoja, Gjykata e Posaçme dënoi me burg përjetë Redjan Rrajën, si një nga ekzekutorët, ndërsa dënoi me 35 vjet burg Arjol Halilajn, në rolin e ndihmësit. Më 1 nëntor 2019, prokurori Ndoja ishte në automjet me Landi Muharremin apo njohur si Rrumi i Sukthit, dhe me Andi Malokun si shofer, i cili mbeti i vdekur.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
24.7%
-
Keq
61.2%
-
Nuk e di
14.1%
Vota total: 1700
Lajme të tjera
-
U arrestuan për atentatin e dështuar ndaj Otit të Elbasanit, SPAK kërkon pushimin e hetimeve për miqtë e Erjon Alibejt
26 Prill, 17:24
-
Spastrimi nga ‘tradhtarët’ e nepotizmi, nesër konventa ‘kuqezi’ e PL! Sulme ndaj SPAK e ‘vizitë’ te Berisha
26 Prill, 15:05
-
12 mijë € për një leje për shfrytëzim plazhi dhe 7.500 € për të mos prishur objektin në Ksamil, SPAK dërgon për gjykim 2 ish-zyrtarë të IKMT-së dhe Urbanistikës në Sarandë
26 Prill, 11:35
-
Ilir Meta arrestohet në fundjavë?
26 Prill, 08:42
-
Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Fredi Belerit
25 Prill, 14:26
-
Bardhi nuk e paditi por bëri vetëm deklarata publike, SPAK nuk nis hetimet për kallëzimin e Olsi Rames! Mund ta risjellje me argumente të tjera
25 Prill, 14:24
-
4 akuza, Adriana Kalaja padit familjarisht Lulzim Bashën! Kallëzon në SPAK edhe Aurela Bashën e Erion Isufin
25 Prill, 13:28
-
Bleu vota për të bijën kandidate e ‘Bashkë Fitojmë’ në Vorë, SPAK dërgon për gjykim ish-kryeplakun e Bërxullës
25 Prill, 11:05
-
Ylli Pata: Si do të shpërndahen pasuritë e sekuestruara zyrtarëve të lartë?
24 Prill, 20:10
-
Rrjeta e çarë e Amnistisë, INA: Edhe djali i Tom Doshit përfiton nga amnistia penale
24 Prill, 19:44
-
Masakra e Lushnjës, GJKKO dënon me burg përjetë Laert Haxhiun! Në 2017 u vra Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi, shënjestër ishte nipi Aldo Bares
24 Prill, 15:35
-
PD 2 amendamente për SPAK : Prokurorët të kenë ndihmesa! Tahiri u lirua në Elbasan, vendimet t’i japë vetëm GJKKO
24 Prill, 12:30
Jul Mece ka 30 vjet ne banda e vrasje grabitje! Sot e gjetet ta arrestoni.. dhe prap kushedi a do ja arrini Ta sillni ne shqiperi dhe ta burgosni! Ai bashke me banden e tij te durrsit sdihet sa 100 vete kane vra, Ndoshta me shume..
Përgjigju