'Truri i operacionit' për rrëmbimin e Jan Prengës në Kamzë, arrestohet në Spanjë 40-vjeçari me 3 emra

TIRANË- Gentjan Funiqi (Doçi), truri i operacionit për pengmarrjen e Jan Prengës është arrestuar ditën e sotme në Spanjë. “I shumëkërkuari” për një nga ngjarjet kriminale më të rënda në vendin tonë është arrestuar në Seville të Spanjë. Ai kishte ndryshuar identitet duke u hequr si Rayko Ivanov, nga Bullgaria. Në momentin e arrestimit 40-vjeçari i ka prezantuar policisë një kartë identiteti false bulgare, mirëpo pas verifikimeve u zbulua se bëhej fjalë për Gentjan Funiqi (Doçi), i cili ishte në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana me akuzën për "Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit", kryer në bashkëpunim dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve luftarake dhe e municionit". Përveç identiteti bullgar, ai njihej edhe si Gentjan Martini dhe Festim Olomani. Arrestimi i tij pritet të hedhë dritë për të gjetur trupin se ku është varrosur Jan Prenga, për të cilin prej gati 3 vitesh, që nga 17 Janar 2020 nuk ka asnjë gjurmë. 

Kush është Gentjan Funiqi (Doçi) 
Gentian Doçi, është njëri nga 3 personat që kanë urdhëruar marrjen peng të Jan Prengës, përfshirë këtu Dritan Rexhepin nga Vlora dhe Altin Hajrin nga Shijaku.1 nga 5 vëllezërit e Jan Prengës në Angli, Astriti i mori grupit të Hajrave e Doçit një sasi të 283 kg kokaine që transportohej në Angli, ku grupi kriminal iu kundërpërgjigj duke i marrë peng vëllanë për të përfituar në këmbim sasinë e vjedhur të drogës.

Megjithëse vëllezërit Prenga besohet se kanë kthyer një pjesë kokaine prej gati 60 kg te Dritan Rrexhepi, sërish vëllai i tyre nuk është liruar. Më pas vëllezërit Prenga që banonin në Angli kërkojnë llogari te Rexhepi se përse vëllai i tyre nuk ishte liruar, por Rexhepi i ka pohuar se:“…njerëzit që kishte urdhëruar, i kishin dalë nga fjala…”. Besohet se Dritan Rexhepi i ka treguar vëllezërve Prenga dhe emrat e personave që mbanin peng vëllanë e tyre, ndaj dhe është kërkuar negocim me fisin Doçi në Dukagjin të Shkodrës.

Megjithë negociatat, edhe përmes Pajtimit të Gjaqeve, nuk u arrit të shpëtohej jeta e Jan Prengës, ndërsa dyshimet sipas hetuesve, siç edhe kanë faktuar pamjet e kamerave që autorët nuk fshinë dot nga "Golden", Jan Prenga ka mbërritur i pajetë në kompleks, çka i bën ata të mendojnë se ai ka ndërruar jetë pak momente pasi është rrëmbyer, si pasojë e dhunës nga grupi i autorëve.

Si ndodhi ngjarja
Jan Prenga u rrëmbye në Kamëz më 17 Janar 2020 dhe prej gati 3 vitesh trupi i tij nuk është gjetur. Kompleksi 'Golden' në Shijak u kthye ne skenën e krimit për Jan Prengën, ndërsa policia me anë të pamjeve filmike provoi praninë e trupit të tij dhe vendosi pas hekurave Leonard Hajri, Bajram Hajri, Festim Bexhdili, Olsi Turja si dhe Ardian Docaj, ndërsa sot në burg ka mbetur vetëm kopshtari Festim Bexhdili.  Ai u ekzekutua me urdhër nga "kokat" e bandës, për shkak të një sasie prej 283 kg kokainë, që vëllai i Jan Prengës, Astrit  mbante peng në Angli dhe nuk e tregonte se ku e kishte çuar.

Momenti i fundit i Jan Prengës, duke pirë kafe në lokal në Kamës

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:28
FOTOT/ Me lopata, spraj e leckë, momenti kur trupi i pajetë i Jan Prengës futet në furgon për t'u nxjerrë jashtë 'Golden'

18 shkurt 2020 Shqiptarja.com publikoi foto ekskluzive nga moment i rrembimit te Jan Prengës.

Më poshtë sjellim shkrimin  e plotë së bashku me fotografitë përkatëse.

Zbulohen foto të tjera që tregojnë mënyrën se si është marrë peng 49-vjeçari Jan Prenga, transportimi i tij në bodrumin e kompleksit “Golden” në Shijak, killerat me kazma dhe lopata si dhe fshirja e njollave të gjakut, me leckë dyshemeje dhe detergjent kimik. Të gjitha këto veprime, dukshëm kriminale dhe aspak të denja për mënyrën e trajtimit të një njeriu të pajetë, i cili është zhveshur deri në mbathje, janë filmuar nga kamerat e sigurisë së vetë kompleksit “Golden” në Shijak.

“Shqiptarja.com”, vijon me publikimin ekskluziv të fotografive të tjera të kësaj dosje, ku del roli i personazheve të arrestuar si Leonard Hajri, Bajram Hajri, Elton Hajri, Olsi Turja, Festim Bixhdili dhe personave në kërkim Altin Hajri, Artan Doçaj, Aleks ose Bardhok Doçaj, Dritan Rexhepi, Gentian Doçaj, Korado Doda, Gentian Bleta dhe Aldo Manishta.

Pikërisht ky që shihet në këtë foto është automjeti “Range Rover” i vjedhur në zonën e Kombinatit, në pronësi të një këngëtareje së tallavasë.

Mberritja ne resport e Range Rover me trupin e pajete te Jan Prenges

Ky automjet mban brenda trupin e pajetë të Jan Prengës, babai i 5 fëmijëve Jan Prenga, dhe në këtë foto duket qartë se në orën 12:32 po hyn në ambientet e kompleksit "Golden" në Shijak.

Në pritje të këtij automjeti, sipas prokurorisë ka qenë Altin Hajri, pronari i kompleksit "Golden", që shfaqet pikërisht në këtë foto, me bluzë të bardhë dhe futet në bodrumin e kompleksit pikërisht në orën 12:33, për të parë situatën e pengmarrjes.

Altin Hajri jashte resortit, pret mberritjen e rrembyesve me trupin e Jan Prenges

Altin Hajri ka qenë në dijeni të plotë të kësaj pengmarrje, pasi nga verifikimet e tabulateve telefonike që kanë kryer prokurorët, ka rezultuar se pikërisht në datën 17 janar 2020, ai ka dhjetëra telefonata me personat që rrëmbyen Jan Prengën. Madje këto telefonata kanë qenë intensive deri në momentin, kur mjeti “Range-Rover” në 12:32 është shfaqur përballë kompleksit “Golden” dhe ka hyrë në bodrumin e këtij kompleksi.

Implikimi i Altin Hajrit në këtë ngjarje është i qartë dhe i padiskutueshëm, ku ai fillimisht shfaqet në këtë foto me një bidon me ujë që mban në dorë. Ndërkohë më pas Hajri, është njeriu që tregon se si duhet të veprojnë duke zhveshur viktimën, hedhur rrobat në koshin e plehrave dhe zhdukja e kamerave.

Duke ju referuar pamjeve filmike rezulton se viktima Jan Prenga, ka vetëm një plagë pas koke, nga e cila ka humbur shumë gjak, e për pasojë ka vdekur.

Deri në këto momente nuk dihet nëse kjo plagë është shkaktuar me qytën e pistoletës apo me një send të mprehtë thikë, kjo pasi ende dhe sot prokuroria, nuk ka trupin e pajetë, për të bërë këqyrjen nga afër dhe konstatimin e plagëve.

Ndërkohë në filmimet e tjera grupi prej disa personave ka zhveshur trupin e pajetë të Jan Prengës dhe më pas e ka hipur atë në një furgon tip “Fiat, në dyshemenë e të cilit ishte vendosur një plastmas, për të shmangur njollosjen me gjak të furgonit.

Pikërisht në këtë foto, kur ora shkon 15:36, tregohet qartë se njëri nga personat që besohet të jetë Festim Bixhdili, ka rrëmbyer një lopatë dhe më pas ka vendosur në furgonin, ku ndodhej dhe trupi i pajetë i Prengës, me të cilin janë larguar në drejtim të paditur për hetuesit.

Festim Bixhdilli sjell nje lopate

Ndërsa gati 35 minuta më pas, në orën 16:11, siç tregon edhe kjo foto Olsi Turja shfaqet në bodrumin e kompleksit “Golden” së bashku me Leonard Hajrin, duke larë dyshemenë nga njollat e gjakut. Olsi Turja qëndron në këmbë me një detergjent kimik (Sprait) në dorë ndërsa Leonard Hajri, lan me shpejtësi dyshemenë me një  leckë me qëllim fshirjen e gjurmëve.

Leonard Hajri duke lare dyshemene pas largimit te trupit, ne kembe Olsi Turja

Tashmë të dy këta persona janë arrestuar, por asnjëri prej tyre nuk ka pranuar të flasë lidhur me ngjarjen e rëndë dhe fshehjen e trupit të pajetë.

Kjo ngjarje ka ndodhur si rezultat i mbajtjes peng të një sasie prej 260 kg kokainë në Angli nga vëllai i Jan Prengës, Astrit Prenga.

Altin Hajri, Range Rover me trupin e Prenges, autoret tek 'Golden' duke fshirë gjurmët
Ora 21:11
U arrestua sot në Spanjë, kush është i shumëkërkuari Gentjan Funiqi (Doçi) dhe roli i tij në rrëmbimin e Jan Prengës

1669840723_5e4baefd0eda2historiajanprenga2.jpg

Gentian Doçi, i arrestuar sot për pengmarrjen dhe më pas zhdukjen e trupit të Jan Prengës në Kamëz, rezultonte i shpallur në kërkim edhe nga autoritetet italiane për trafik kokaine. Doçi i cilësuar si “truri” i kësaj pengmarrje, kërkohej edhe në Itali për trafik droge. Gentian Doçi, dyshohet se është njëri nga tre personat që kanë urdhëruar marrjen peng të Jan Prengës, përfshirë këtu Dritan Rexhepin nga Vlora dhe Altin Hajrin nga Shijaku.

E gjithë ngjarja ka ndodhur për shkak se njëri nga vëllezërit e Jan Prengës, Astrit Prenga, mbante peng një sasi prej 283 kg lëndë narkotike, duke pretenduar se për lirimin e mallit, kërkonte pagesat e prapambetura nga një shtetas anglez, që e kishte kontraktuar disa herë për nxjerrjen e mallit nga kontejnerët e portit të Porthsmuthit. Për lirimin e Jan Prengës, i cili ishte i vetmi nga 5 vëllezërit që jetonte në Shqipëri, mësohet të ketë udhëtuar nga Anglia në Shqipëri, vëllai tjetër i Prengave, Artan Prenga, i cili i vënë në dijeni nga dy vëllezërit e tij Astrit dhe Admir Prenga, se kush ishin njerëzit organizuar pengmarrjen, besohet se ka shkuar në Dukagjin, ku me një pajtues gjaqesh, ka dashur të ndërmjetësojë me disa anëtarë të familjes Doçi, për lirimin e vëllait. Sipas burimeve të policisë disa nga të vjetrit e fisit Doçi, i kanë pohuar se nuk kanë asnjë informacion se ku ndodhet Gentian Doçi dhe çfarë mund të ketë bërë ai. Megjithëse vëllezërit Prenga besohet se kanë kthyer një pjesë kokaine prej gati 60 kg tek Dritan Rrexhepi, sërish vëllai i tyre nuk është liruar. Më pas vëllezërit Prenga që banonin në Angli kërkojnë llogari tek Rexhepi se përse vëllai i tyre nuk ishte liruar, por Rexhepi i ka pohuar se:“…njerëzit që kishte urdhëruar, i kishin dalë nga fjala…”. Besohet se Rexhepi i ka treguar vëllezërve Prenga dhe emrat e personave që mbanin peng vëllain e tyre, ndaj dhe është kërkuar negocim mes fisin Doçi në Dukagjin të Shkodrës.

Anglezi pritësi i kokainës që nuk pagoi Astrit Prengën
Shtetasi Anglez ka qenë pritësi i lëndës narkotike Kokainë në Britani, ndërsa dërguesit e këtij malli, dyshohet të kenë qenë në Ekuador, Dritan Rrexhepi nga Vlora dhe Gentian Doçi nga Dukagjini i Shkodrës. Në pamundësi për të liruar ngarkesën prej 283 kg lëndë narkotike, Anglezi ka njoftuar dërguesit e mallit Rexhepin dhe Doçin, duke i treguar situatën. Kaq ka mjaftuar që më pas negociatat me Astrit Prengën dhe Ndrek Prengën që ndodhej në burg në Angli, ti mbajnë Dritan Rexhepi dhe Gentian Doçi. Rrexhepi e Doçi, kanë biseduar në telefon me vëllezërit Prenga, Astrit dhe Ndrek Prenga, duke i kërkuar të mos i preknin mallin dhe t’ia linin të lirë pasi ishte e tyrja. Këmbëngulja e Astrit Prengës ka qenë e prerë, duke vijuar të verë kushtin numër 1, dhe pohuar se nuk kishte asnjë punë me patriotët e tij shqiptarë, por punët dhe likuidimin e kishte me anglezin, i cili e kishte lënë pa paguar. Nga ana tjetër vëllai tjetër në burg Ndrek Prenga, dyshohet se i ka pohuar Rrexhepit se pjesën e tij do ia kthenin, pasi do fliste me Gëzim Shullanin, Astrit Prengën dhe persona të tjerë, për t’i dorëzuar pjesën e tij. Si pasojë e mbajtjes peng të sasisë prej 283 kg kokainë dhe me qëllim për të baraspeshuar presionin, prokuroria ka dyshime të forta se Dritan Rrexhepi dhe Gentian Doçi, kanë dakordësuar me Altin Hajrin në Shijak, për të krijuar kushtet dhe marrë peng njërin nga të vetmit vëllezërit Prenga që banonte në Kamëz, pikërisht Jan apo Stilian Prenga, vëllai i madh i vëllezërve Prenga. Jan Prenga, i pa përfshirë në asnjë histori kriminale bëhet objektivi i sulmit për t'u marrë peng. Grupi që do ekzekutonte urdhrin e ardhur nga Ekuadori, ishte pikërisht në zonën e Shijakut, ku më së pari banda është përgatitur të krijojë logjistikën e mundshme, që do përdorte për të rrëmbyer Jan Prengës.

Qëllimi ishte për të baraspeshuar presionin dhe situatën, por jo vrasja. Grupit në Shqipëri i ka dalë totalisht situate jashtë kontrollit, pasi në vend që ta merrnin peng ata e kanë vrarë Jan Prengën. Astrit Prenga dhe vëllai tjetër Admir Prenga, dyshohet se ka biseduar me Dritan Rexhepin dhe Gentian Doçin, duke i kërkuar llogari se ku i kishin çuar vëllanë, por besohet se ata i kanë pohuar se e dinin vendin se ku ndodhej por ata njerëzit në Shqipëri, i kishin dalë nga fjala.

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkoder: 04/12/2022 08:48

    Degjoni ketu more Milet,Mos u Mundoni me vjell dhe me Marr ate qe nuk ju Takon. Prandaj ndodhin keto Tragjedi.

    Përgjigju
  • gjergji: 02/12/2022 09:02

    Tani do fillojne vrasjet masive hakmarrese midis familjes Docaj e familjes Prenga.E them masive se i njoh te dyja familjet.Se pari tu sekuestrohen pasurit e vendosura nga droga,atehete te japin llogari drejtesis. Emegjiate jam per ate qe policia te mos nderhyje,le te vriten midis tyre sa ma shume.Se paku do eliminojne njeri tjetrin.

    Përgjigju
  • lleshi: 01/12/2022 02:29

    mos i arrestoni..lerini jashte,,,qe familjet e demtuara te marrin gjakun...

    Përgjigju
  • Andi: 30/11/2022 23:39

    Pse ke kan kusherinj keta qe kekan te fort , masanej gent doci ka qit pushka para 20vjeteve e nuk e kan te lehte me te e me tan ate lek qe ka shpejt ka me dal

    Përgjigju
  • Amadeo: 30/11/2022 22:16

    Iku genti po kto prengajt per tu habit qe skane bo gjo der tashina se kto jan te fort dhe kan kusherinjt shum te fort

    Përgjigju
    • hajdutat: 01/12/2022 06:24

      Me vjedhe jane nisha Prengat po me ba gja tjeter s'jane. hajrat per dite jane ne Durres

    • Shijaks: 01/12/2022 05:53

      Hajrat per dite rrugash daline sja u mban bitha hajduteve te Merdetes me ba gja se shuhen

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e vitit 2025/ Presidenti Bajram Begaj pret nesër në konsultime për datën PD dhe PS, e mbyll me Celibashin

Zgjedhjet e vitit 2025/ Presidenti Bajram Begaj pret nesër në konsultime për datën PD dhe PS, e mbyll me Celibashin