Vlorë-Dy persona të shpallur në kërkim për vjedhje dhe dhunë në familje janë arrestuar nga policia në Vlorë.
Ndaj Sh. H., 26 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Vjedhja”;
Ndaj R. M., 40 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar me 2 vite burgim nga e njëjta gjykatë, për veprën penale “Dhunë në familje”, informoi sot policia.
Operacioni u kodua “Gjurmët”.
Materialet procedurale u referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Komento