Ndarja nga jeta e ish-kryeministrit grek Simitis, flet në Report Tv, Luan Zyka: Lejoi futjen e NATO-s nga Selaniku drejt Kosovës kundër Millosheviçit! Ishte mik i shqiptarëve

Luan Zyka, kreu i shoqatës së shqiptarëve në Greqi foli për Report Tv me lidhje Skype pë ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit të Greqisë Kostas Simitis. Ai i shërbeu vendit si kryeministër nga radhët e PASOK në vitet 1996-2004.

Zyka thotë për Nertil Agalliun në ‘Sot Live në Shqipëri’ se Simitis ishte një përkrahës i ecurisë së Shqipërisë në rrugëtimin euro-atlantik. Ai tregon dhe një histori se si ndikoi në një farë mënyre Simitis, që trupat e NATO-s të shkonin në Kosovë gjatë luftës ndaj forcave të Millosheviçit në 1999.

'Ishte çështja e futjes së NATO-s nga Selaniku. U ngrit e majta greke kundër kalimit të trupave të NATO nga porti i Selanikut. Drejtori i portit ishte miku im. E majta greke kishte qëndrim kundër imperializmit amerikan, jo kundër Kosovës. Grekët nuk e dinin Kosovën. Si të kalonin trupat nga porti i Selanikut? Drejtori i portit pyet 2-3 veta, autoritet mbi vete. Ishin bllokuar mijëra veta. Shkoi puna deri tek Simitis, i cili tha zbato ligjet e shteti grek që është anëtar i NATO-s. Trupat e KFOR kaluan nga porti i Selanikut për në Kosovë.'

Më tej, Zyka e vlerëson Simitisin si shembull të politikanit evropian për Greqinë dhe Ballkanin.

'Simitis ishte reformator i madh dhe për Greqinë fat që erdhi pas Papandreut që ishte populist. Simitis futi parametra evropiane në politikën greke, ishte shembull për politikën greke dhe ballkanike. Ishte dashamirës ndaj emigrantëve shqiptarë, faktorit shqiptar.'

G.K/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • jani: 07/01/2025 08:17

    po antishqiptar si te gjith politika greke ka qene po mjaft me keto furca.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Media greke: Dritan Rexhepi, shqiptari që ndërtoi kartelin e kokainës, nga ‘investitori’ grek në ‘Escobarin’ e ri të perandorisë së drogës

Media greke: Dritan Rexhepi, shqiptari që ndërtoi kartelin e kokainës, nga ‘investitori’ grek në ‘Escobarin’ e ri të perandorisë së drogës