E lindi në koma kur ishte e infektuar me COVID-19, nëna takohet me foshnjën e saj, tre muaj pasi e kishte sjellë në jetë (VIDEO)

Pas më shumë se tre muaj pas lindjes 32-vjeçarja Kelsey Townsend, është takuar me foshnjën e saj. Ajo kishte sjellë në jetë fëmijën e saj të katërt në kohën kur ishte në gjendje kome, me anë të një operacioni çezarian  dhe ende nuk e kishte parë atë për shkak të gjendjes së renduar shëndetësore. Gjendja e saj u përkeqësua akoma më shumë kur u infektua me COVID-19.

Gjatë kësaj kohe edhe foshnja e saj gjendej në spital. Tani Kelsey është shëruar dhe gëzon shëndet të plotë. Ajo ka ndarë me mediat të gjithë përjetimin, duke filluar nga sëmundja e deri tek momenti kur mbajti për herë të parë në krahë të bijën.

“Ne u lidhëm menjëherë. Ajo ma dha një buzëqeshje të madhe dhe më shikoi sikur e dinte saktësisht kush isha dhe kjo më bëri të ndihesha kaq e lumtur”, tha e reja.

Derek Townsend  dhe bashkëshortja e tij Keley u infektuan me COVID-19  dhe u detyruan të shtrohen në spital pasi gruaja e tij u sëmur rëndë. Derek theksoi se gjatë kohës që bashkëshortja e tij ishte e sëmurë dhe ia ndiente mungesën së emës.

Më tej ajo foli për sëmundjen: “Ishin momente të vështira. Lindja ishte e vështirë, por fatmirësisht gjithçka tashmë i përket së kaluarës. Dua të shijoj çdo moment tani e tutje me familjen time

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë