Në Librari/ Triologjia e Natasha Lester! Një sagë dashurie, historia e dy grave të forta dhe jeta e modeles së ‘Vogue’! Libri i ri studimor i Prof. Dr. Bogdanit

Triologjia e autores Natasha Lester me “Sekreti i Parisit”, “Rrobaqepësja e Parisit” dhe “Fotografja franceze” dhe libri studimor i prof. dr. Ramazan Bogdanit, “Pianistika Ershel”, janë titujt që sugjeron Report Tv këtë fundjavë në rubrikën ‘Në Librari’.

“SEKRETI I PARISIT”, NJË SAGË DASHURIE DHE MISTERE TË MËDHA

Titulli: “Sekreti i Parisit”

Autore: Natasha Lester

Shtëpia Botuese: “Ombra GVG”

Gjinia: Roman

Çmimi: 1500 lekë

Numri i faqeve: 648

“Sekreti i Parisit” nga Natasha Lester është një histori zemërthyese, e shkruar bukur, e treguar në periudha të ndryshme kohore që të çojnë në Paris, në Angli dhe në Australi. Një sagë tronditëse dashurie, dhe mistere të mëdha përfshin "Sekreti i Parisit". I ndërtuar në dy periudha kohore të ndryshme, ky roman zbulon një sekret të madh të personazheve të jashtëzakonshëm, ngjarje të mëdha të luftës, si edhe të modes pas mbarimit të luftës.

HISTORIA E DY GRAVE TË FORTA NË “RROBAQEPËSJA E PARISIT”

Titulli: “Rrobaqepësja e Parisit”

Autore: Natasha Lester

Shtëpia Botuese: “Ombra GVG”

Gjinia: Roman

Çmimi: 1500 lekë

Numri i faqeve: 616

Duke u nisur nga ngjarjet e modës së lartë franceze, Lester ka thurur një histori të mrekullueshme, origjinale, duke e përjetësuar. Zëri i Natasha Lesterit është shumë i veçantë. Ajo arrin të kapë detaje shumë autentike nga historia si: gjëmimi i daulleve të luftës, apo rrëshqitja e butë e një copë mëndafshi të hollë. Këto elementë prej filigrane e bëjnë atë një nga autoret e sotme më të shquara të trillerit historik. Është forca emocionale e shkrimit të saj që e bën gjithçka të duket reale.

JETA E VËRTETË E MODELES SË “VOGUE”,  MILLER NË NJË LIBËR 

Titulli: “Fotografja Franceze”

Autore: Natasha Lester

Shtëpia Botuese: “Ombra GVG”

Gjinia: Roman

Çmimi: 1500 lekë

Numri i faqeve: 557

Romani "Fotografja franceze" është bazuar në historinë e pabesueshme por të vërtetë të modeles së revistës Vogue, Lee Miller, e cila u kthye në një nga fotoreporteret e para femra të luftës.

Ngjarjet zënë fill në Manhattan dhe në Paris në vitin 1942, për të vijuar më pas në vitin 2005.

Kur Xhesika Mej ishte në majën e suksesit si modele, por karriera e saj ndërpritet papritur, duke u caktuar në frontin e luftës në Evropë si fotoreportere për revistën Vogue. Por kur arrin në front, paragjykimet e ushtarëve ia bëjnë jetën shumë të vështirë.

NJË LIBËR STUDIMOR MUZIKOR NGA PROF.DR. RAMAZAN BOGDANI

Titulli: “Pianistika Ershel”

Autor: Ramazan Bogdani

Gjinia: Studimor

Çmimi: 2500 lekë

Numri i faqeve: 932

Për 37 vjet, prof. Dr. Ramazan Bogdani ka punuar në Institutin e Folklorit dhe më vonë në Institutin e Kulturës Popullore, si dhe në Institutin e Antropologjisë. Bogdani ka një përvojë interesante pune dhe kujtimesh, sepse ka punuar edhe me Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore në vitet ’80, kohë kur u njoh edhe me bashkëshorten e tij, këngëtaren Ema Qazimi.

Në librin e ri studimet pasqyrohen të lidhura më ngushtë me muzikën në familjen Bogdani.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Incidenti në Detin Baltik, NATO do të rrisë praninë në rajon

Incidenti në Detin Baltik, NATO do të rrisë praninë në rajon