TIRANË- Breake Dance me shumë mundësi do të përfshihet si disiplinë sportive në Lojrat Olimpike të Francës në vitin 2024. Për këtë arsye në bashkpunim me ambasadën franceze KOKSH ka nisur një projekt për të sjellë medalje në Shqipëri. Përfaqësuesi i ambasadës franceze Thibaut Berenger, i cili njëkohësisht është edhe ekspert i Hip Hopit, tregon për Report Tv detaje nga ky projekt.
“Si nivel nuk është shumë mirë pas tre vjetëve. Do vijnë dy francez me pasaportë shqiptare që do të përfaqësojnë Shqipërinë. Me rëndësi është që të fitohet një medalje. Kam një ide unë, Federata Shqiptare e dancit dhe KOKSH që medalja e parë në Shqipëri të vijë me Breake Dance,”-shprehet ai.
Më tej Berenger thotë se ka patur mjaft shqiptarë të interesuar për këtë disiplinë sportive, por kryesisht janë ata që jetojnë jashtë vendit.
“Ka shumë shqiptarë të interesuar për të marrë pjesë, por përgjithsësisht janë jashtë. Ka edhe profesionistë.”
Nëse arrihet qëllimi i një medalje vazhdon më tej projekti apo mbyllet këtu?
“Jo jo jo, kur të fitohet një medalje do të jetë si një fillim i dytë. Sespse pastaj do happen shkolla dhe ide të ngjashme.”