Në luftë kundër koronavirus, mjekja psikiatre: Po përjetohet një 'virus psikologjik', ankthi dhe paniku janë normalë në këto ditë! Më të prekurit... (VIDEO)

Ashtu sikurse është folur gjatë këto ditë, lufta kundër koronavirus, virusit që po merr jetë njerëzish në gjithë botën është e vështirë dhe në një kohë kur ende nuk është gjetur kura kundër tij, mënyra më e mirë për ta luftuar është parandalimi.

Menjëherë pas konfirmimit të rastit të parë me Covid-19 në Shqipëri, autoritetet morën masa që lidhen me mos përhapjen masive të tij. Ky ndryshim i menjëhershëm preku jetët e të gjithëve. Disa të frikësuar nga rreziku që sjell koronavirus, të tjerë ende nuk janë mësuar me idenë e izolimit, kufizimit të jetës sociale. Pra të gjithë, jemi prekur nga pasojat e Covid-19.

E ftuar në emisionin "Rreze Dielli" në Report Tv mjekja psikiatre Arjana Reli thotë se as ajo nuk është e përjashtuar nga ankthi i këtyre ditëve, pasi si qënie humane të gjithë do të jenë të prekur në një mënyrë apo në një tjetër psikologjikisht nga kjo situatë.

Si ta përballojmë panikun?

"Në fakt e para gjë është që duhet të shfrytëzojmë inteligjencën, logjiken ta përdorim në favor. Jemi të gjithëpërfshirë, duhet ta pranojmë si gjë të kushtëzuar nga rrethanat. Kjo na ndihmon të jemi më pak të stresuar, në ankth, e pranojmë më lehtë këtë gjendje. Duhet të nxjerrim nga vetja sportivitet. Telefonatat me miqtë që na kanë munguar këto ditë do të jenë një mënyrë shumë e mirë. Unë e them me plot gojën që e kam urryer teknologjinë, por po e dashuroj kohët e fundit." , thotë mjekja.

Sa e vështirë është të vetëkarantinohemi?

"Cdo individ e fut në stres sepse kufizohesh edhe në hapësirë, pasi duhet të përshtatesh në kushte të reja. Secili nga ne mund të përjetojë gjendje të stresit dhe ankthit."

Ajo i është përgjigjur edhe pyetjeve të personave që kontaktuan në studio, për shqetësimet e tyre lidhur me situatën e krijuar nga koronavirus.

"Do i bëja edhe një apel qytetarëve, sapo dëgjojnë emrin virus nisin dhe kanë frikë mos sulmohen nga virusi e padashur sistemi ynë nervor nis dhe i përsërit këto 'ankesa' dhe na duket sikur vërtetë i kemi këto simptoma." shprehet në "Rreze Dielli" mjekja psikiatre duke thënë që është normale që sistemi ynë nervor të përjetojë ankth dhe panik në këtë situatë, ku më të rrezikuarit janë ata që kanë një çrregullim bipolar.

D.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale