Zjarrfikësit në Krujë pavarësisht se prej disa ditësh kanë qenë në ‘luftë me flakët thonë se nuk do ta ndalin punën e tyre deri në shuarjen e plotë të vatrave të zjarrit.

Njëri prej zjarrfikësit teksa tregon për Report Tv këmbët dhe gishtat e nxirë, për shkak se nuk i ka hequr këpucët që kur kanë nisur zjarret.

“Kam një javë pa gjumë dhe as këpucët nuk kam heq që prej disa ditësh. Puna jonë kështu e ka. Edhe kolegët e tjerë kanë dëmtime në këmbë”, shprehet zjarrfikësi Eduarti.


Lajmi kryesor:

Pamjet me dron nga Tirana, ndërhyjnë 2 helikopterë për vënien nën kontroll të zjarreve! Në Krujë flakët vetëm 10 metra larg banesave, rrezik edhe gurët! (VIDEO)