Në luftën me COVID-19 edhe në ditën e lindjes/Rama: E ke bërë natën ditë për t'u shërbyer të sëmurëve, je heroinë e mjekësisë! Manastirliu: Ke shpirtin e sakrificës

Në luftën me COVID-19 edhe në ditën e lindjes/Rama: E ke bërë natën ditë për t'u shërbyer të sëmurëve, je heroinë e mjekësisë! Manastirliu: Ke shpirtin e sakrificës

Merita Sefa dhe ministrja Manastirliu

Kryeinfermierja e Spitalit infektiv, Merita Sefa ose ndryshe Rita siç i thonë të gjithë feston sot ditën e lindjes së saj. Kryeinfermierja edhe përse sot një ditë e veçantë për ndodhet përsëri në krye të detyrës, në rreshtin e parë në luftën kundër COVID-19

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nuk ka lënë pa uruar “Forcën dhe zemrën e infermierëve të infektimit” siç shprehet ajo. Urimin Manastirliu e ka publikuar në rrjetin e saj Facebook ku shprehu dhe ndjenjës e krenarisë për shpirtin e sakrificës, Meritën.

"Siç bën çdo ditë prej thuajse 9 muajsh, edhe sot në ditën e saj të lindjes, Merita Sefa, forca dhe e infermierëve të infektivit, është në vijën e parë të përballjes me armikun e padukshëm covid19. Rita, siç e thërrasin të gjithë, i shërben pacientëve të prekur nga #covid19 me energji të pashtershme e profesionalizëm të lartë. Jam krenare për shpirtin e sakrificës dhe forcën e kryeinfermieres së spitalit infektiv, simbol i njerëzve të punës, ashtu si të gjithë mjekët, infermierët, stafet e urgjencës, farmacistët, sanitaret e palodhura në të gjitha strukturat tona, që meritojnë veçse mirënjohje, teksa janë në shërbim ditë-natë, në misionin fisnik për të shpëtuar jetë. Edhe 100 Merita", shkruan Manastirliu.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:48
Kryeinfermierja e Spitalit Infektiv feston ditëlindjen, Rama: E ke bërë natën ditë për t'u shërbyer të sëmurëve, je heroinë e mjekësisë

Urimi për  kryeinfermieren e Spitalit infektiv, Merita Sefa e cila feston sot ditëlindjen në krye të detyrës duke luftuar në vijën e parë të luftës me pandeminë, nuk ka mundur as nga kryeministri Edi Rama, i cili vlerëson punën e saj të palodhur duke iu përkushtuar të sëmurëve.

Rama shkruan se Merita e ka bërë natën ditë duke sakrifikuar jetën e saj për të sëmurët, dhe për të kjo e kthen atë në një heroinë të mjekësisë.

"Edhe 100 Merita! Në këtë të premte, që shënon ditën e saj të lindjes, Merita Sefa, Kryeinfermierja e Përgjithshme e Spitalit Infektiv Covid1, ndodhet në vijën e parë të betejës për të shpëtuar me gjithësej energjitë dhe përpjekjet njerëzore, sa më shumë jetë në rrezik. Është kënaqësi për mua si Kreu i Qeverisë, që t’i uroj këtë ditë të veçantë një prej heronjve të mjekësisë, që e kanë bërë natën ditë, duke sakrifikuar shumë nga e përditshmja e tyre, për t’u shërbyer në çdo orë, pa pushim e pa kursim, me një dedikim të admirueshëm, pacientëve me covid19", shkruan Rama.

E.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

'Daily Express': Shqipëria, vendi i vogël evropian më i bukur se Greqia dhe Kroacia

'Daily Express': Shqipëria, vendi i vogël evropian më i bukur se Greqia dhe Kroacia