/ATSH-B.Jashari/ -Festivali i Komedisë do të nisë të hënën në Mitrovicë. Festivalin e hap të hënën pasdite Teatri i Qytetit të Obiliqit me komedinë "Hotel Kashta" të autorit Ymer Shkreli e regjisorit Miftar Mehana.
Ditëve në vijim, do te prezantohen Teatri "Istref Begolli" i Pejës me komedinë "Dinjiteti" të autorit Ruxhdi Pulaha e regjisorit Agim Selimit të marten, Teatri i Qytetit i Vushtrrisë me komedinë "Burri Burrë" me autor Kristo Floqi e regjisor Fazli Muharremi-Tali të mërkuren, Teatri i të Rinjve të Qytetit i Prishtinës me komedinë "Shi në Plazh" të autorit Teodor Laço e regjisorit Xhemail Luta të enjten dhe Teatri i Qytetit të Suharekës me komedinë "Lokali i Gabuar" me autor Burhan Sejdiu e regjisor Astrit Bytyqi të premten.
Në këtë festival do të marrë pjesë edhe Teatri "Migjeni" i Shkodrës .Në qendrën e kulturës "Rexhep Mitrovica" shkodranët do prezantohen të shtunën në mbrëmje me komedinë "Tre Halla e një Tul" me autor Besnik Çinari dhe regjisor Bruno Shllaku, bëjnë të ditur për ATSH organizatorët e festivalit. Në mbrëmjen e të shtunës, pas shfaqjes së shkodranëve bëhet ndarja e nëntë çmimeve, për trupa dhe individë pjesëmarrës të festivalit në edicionin e shtatë. /
/Shqiptarja.com