Dëgjo çfarë tha Jozefina Topalli…, e pastaj flasim.
Hahahahaaa!, përdora një togfjalësh siç përdorin politikanët e shtresës së pakulturuar që bëjnë baste dhe nuk i kap më kurrë. Po Jozefina, që ka krijuar një ‘Lëvizje’, e bëri Bashën copë- copë
Edhe Basha i PD nuk po i lë ‘kockë’ pa thyer, përdor për sulm gazetën RD që pat çliruar fjalën e lirë në shekullin e parë pas Erës së Re, përdor edhe disa çapaçulë që shajnë në media sociale.
Sa e mbyll bisedën ‘e luftës’ mes tyre, ti ke kuptuar një gjë: Këta janë të dy vëllezër! Nuk ka nevojë për togfjalëshin mediokër ‘e pastaj flasim’.
Të gjithë ata që kanë dalë nga PD gjatë këtyre viteve, të gjithë janë vëllezër: Jozi, Astriti, Myslimi, Rudina, Genci, Neritani…
Ku bashkohen?
1.
Të gjithë kanë një baba.
Provo t’i thuash Jozit se Partinë Demokratike e pruri deri në këtë derexhe, jo Luli, por vetë lideri i saj historik, dr. Berisha! Thuaja e pastaj flasim!…. Hahahahaaa! Po në atë moment Jozi do të të kthehet egër se ‘Ti e meriton plumbin ballit’. Të njëjtën gjë provon me Lulin po t’i përmendësh Berishën. Ky ka frikë të sjellë ndërmend Olldashin, por do të të shajë me të parë e të mbramë- ashtu siç shan ai, me fraza lineare.
Babai i të gjithëve mbetet dr. Berisha. Ai i ndan- ai i bashkon; ai i përjashton e po ai i gudulis; ai i zgjedh dhe po ai i përndjek. Babai qëndron përballë e u jep tokat, gjysmën a të tretën e shtëpisë, pak gjå të gjallë…, kur ndahen vëllezërit. Veç kësaj, Doktori i ka bërë me dorë të gjitha gjërat siç janë sot, në PD. Mirë a keq, le të gjykohet në zgjedhje, por Basha nuk ka vënë asnjë pupël zogu në barrën e PD, kot e thonë. Edhe Jozi e di këtë, edhe Astriti, edhe Myslimi…, por askush nuk prek trashëgiminë e babait. PD duket si parti Iraniane, me një kryetar tokësor dhe një lider shpirtëror, por në fakt ka vetëm atë ‘të lartin’.
2.
Ndryshimi?
Vëlla Luli ka vetëm një ndryshim të vogël nga Jozi, për shembull, dhe këta të dy nga Astriti. Këta të dy dallojnë nga Astriti, sepse Astriti kurrë nuk ka përdorur fjalë ‘lufte dhe terrori’. As besoj se mund t’i shkojë në mendje të vrasë dikë edhe sikur mbret të bëhet. Ndryshimi i Jozit me Lulin, në këtë pikë, është shumë i zbehtë: ‘Vëllai’ me vulën e kryetarit ka hyrë në luftë që në vogëli, ndërsa Jozi…, ohuuu!, shumë vonë. Kur Jozi i deklaroi publikisht Gramoz Ruçit se ‘Berisha gaboi që nuk ta dha plumbin ballit’, mbaj mend që ka qenë shumë e rritur. Por Luli ishte adoleshent kur shiste gazetën ‘RD’ në lagjen e tij e thërriste: ‘iu thotë Frroku si çahet blloku’. Por Luli, fatkeqësisht mban mbi shpatulla mëkatin për vrasjen e katër protestuesve para selisë së qeverisë në 21 janar 2011. Me sa duket po ngarkohet edhe me barrën e bashkëpunëtorit kundër UÇK, por edhe këtë mëkat e ka nga rinia e hershme.
PD ka fatin e keq të Partisë komuniste që klonoi ‘një tip të njeriut të ri’.
Fatkeqësia kombëtare është se PD, askush nga grupimet, nuk po denoncon tmerret që janë kryer nga PD si në qeverisje edhe në opozitë: Piramidat financiare, trafiku i naftës dhe armëve, lufta dhe vdekja e vitit 1997, grushti i shtetit 1998, 21 janari, të vrarët pa gjyq e pa autor, djegia e mandateve parlamentare, lufta me Molotov në shesh…. Bububu!, sa shumë! Vëllezërit, sa kohë që janë vëllezër, kurrë nuk do t’i denoncojnë krimet dhe PD kurrë nuk do të shëndetësohet sa për t’u besuar nga populli.
3.
Banorë në shkretëtirë:
Të gjithë ‘vëllezërit’ i shoh si banorë të shkretëtirës, që për shkak temperaturash të larta, veshin të njëjtin kostum të bardhë, një këmishë të gjatë deri në fund të këmbëve, as dallohet njëri nga tjetri. Kostumi i njëjtë është sjellja politike motamo! Kush mendon si tjetri, domethënë se nuk mendon fare. As kanë projekt, as kanë ide, as kanë ofertë për popullin që ‘vuan’- sipas tyre. ‘Kam hallin e përfaqësimit”, thotë Jozi. Këtë thonë edhe Luli e Rudina. ‘Nuk kam çuar asnjë lekë në shpi, veç rrogës!’, thotë Jozi. As Luli nuk ka çuar gjë në xhep, por ka marrë vila; ky është për bashkimi dhe ndryshimi që struken e fshihen.
Mes vëllezërish pasuria duhet të ndahet e barabartë!- për këtë bëhet grindja në PD.
Të gjithë janë në gjueti, njësoj si në tregimin ‘Gjahu i Malësorëve’ të Kristoforidhit ‘taf- tuf, kam- kum!’, siç përshkruan shkrimtari. Zonja Jozi u betua se ‘gjithë votat’ do t’i sjellë në shtëpi, dmth., në PD. Edhe të tjerët- njësoj; të gjithë ‘kundër Edi Ramës’. Edhe sikur ‘ta pjekin Edi Ramë’, kjo nuk quhet as politikë, as dobi.
Po popullit të mjerë çfarë i ofrojnë? Asgjë, boll që t’i ndajnë mirë gjërat ‘mes vedi’. Populli le të dalë në ‘Gjahun e Tomorit’./Tema
Me sakte nuk shkruhet. Berish eshte strumbullari i te gjitha te keqijave. Thua se Xhozi e company nuk e dine kete. Te gjithe kane qene bashke dhe kane vepruar bashke. Ben mire Xhozi e company te rrefehen publikisht per gjemat qe i kane ketij vendi.
Përgjigju.... Populli ne Tomorr per gjueti si Trebicka
PërgjigjuNe PD te gjithe jane vellezer kane nje baba... por nenen e kane putane.
PërgjigjuFiks!
Përgjigju