Bashkia e Tiranës ka marra masat për nisjen e vitit të ri shkollor duke vendosur e sinjalistikën e duhur në kryqëzimet e rrugëve, për sigurinë e fëmijëve.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se vijëzimet në kryqëzime kanë bërë që jo vetëm të duket bukur Tirana, por edhe të respektohen rregullat e qarkullimit nga ana e qytetarëve.

Aktualisht, punonjësit po merren me vijëzimin e shigjetave e bandave të këmbësorëve në kryqëzimin e rrugës “Ndre Mjeda”.

Jo vetëm që duket bukur, po ke qejf të kalosh tani!  Në punë e sipër për vijëzimin e shigjetave e bandave të këmbësorëve në kryqëzimin e rrugës “Ndre Mjeda”. Duke marrë çdo masë para fillimit të shkollave 16 shtator për lëvizjen dhe sigurinë e nxënësve”, - u shpeh Veliaj.