Në prag të një përplasjeje fizike? Dalin bisedat e ‘prapaskenave’ të Efit dhe opinionistes: U zura keq me Zhakun, do e kisha mbytur në dru

Në prag të një përplasjeje fizike? Dalin bisedat e ‘prapaskenave’ të Efit dhe opinionistes: U zura keq me Zhakun, do e kisha mbytur në dru

Efi dhe Zhaklina

Mbrëmjen e djeshme Zhaklin Lekatari u përplas ashpër me Efin. Por gjatë debatit, Efi përmendi 2 elemente, që me të e patën personale, ndërsa Zhaklinës i kujtoi prapaskenën, pa e përmendur se çfarë. Pas sherrit të mbrëmshëm janë publikuar bisedat të një zënke mes Efit dhe Zhaklinës në momentet kur Efi ka qenë jashtë Big Brother që mesa duket ka qenë prag për një përplasje fizike, gjë për të cilën, Efi qenka stepur.

Opinionistët e mohuan duke thënë “gënjen, debatet tona i ka parë gjithë Shqipëria”, mirëpo shoqja e Efit ka publikuar së fundmi një bisedë me Efin, ku kjo e fundit i thotë se është zënë keq me Zhaklinën.

“U zura me Zhakun keq. Ua më erdhi në fytyrë duke ulëritur. Do e kisha mbytur në dru”, ka shkruar Efi.

Kujtojmë se situata agravoi pasi Efi e akuzoi Arbrin se e ka personale me të, madje ajo kërkoi dhe largimin e menjëhershëm nga shtëpia pasi u shpreh se nuk mund t’i përballonte më konfliktet me opinionistët. Ndër të tjera, Efi la të kuptojë se ka ndodhur diçka mes saj dhe Zhaklina Lekatarit, ku  u shpreh se ajo ndryshe duket përpara kamerave dhe ndryshe në prapaskenë.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • psikologja: 09/04/2023 16:53

    Kjo psikologja qe publikon te dhena te pacienteve te saj duhet perjashtuar nga urdheri i psikologeve sa me pare

    Përgjigju
  • Pelion: 09/04/2023 16:32

    Nese zhaku është modeli i femrës,opininistes,atëhere më mirë do qe që femra shqiptare ma mirë të mos ekzistonte si qënie e gjallë,jo më si femër,pasi ky emër meriton respekt,vlerësim e mirënjohje nga nga çdo kush që vetquehet njeri,femra është bijë,nënë,është vetë jeta në ripërtëritje,por kjo kurrë se si s'mund të jetë femra madein Zhaku që s'mund e s'janë as bija,as nëna,as gra që ripërtërijnë jetën...për rrjedhojë le të bëjnë jetën e tyre pa u cënuar nga askush...sikurse dhe femrat madein Zhaklin mos kërkojnë të ju japin mënd të tjerëve,pasi mendimet e tyre janë shterpë sikurse dhe shterpësia e tyre.

    Përgjigju
  • Berti: 09/04/2023 12:40

    Kjo Zhaki ( e shkrujta shkurt se skam respekt per te),eshte femra me e paturpshme,qe hiqet se eshte ne mbrojtje te femrave nga dhuna dhe perdor" dhunen psikologjike" ne çdo moment ,sidomos ndaj Kiares kryesisht,por edhe ndaj Efit.Dhe dje e tregoi me se miri mllefin qe fsheh karshi Efit,e cila ka vetem nje qendrim ne sjelljen e saj,te jete me te verteten dhe per kete nuk ia perton askujt dhe ia perplas te gjitha ne fytyre kujdo dhe kete beri edhe ndaj Zhaklines,qe kultivon gjuhen e urrejtjes ",se fjala e saj qenka "matesi,etaloni i se vertetes".Shume vulgare kjo femer,qe promovon modelin e Deas,qe ka ndejtur brenda vetem nga flirtimet dhe qurravitjet,duke bere viktimen,por qe mbrohet nga produksioni ( zevendesusja e Oltes) dhe Kristin,se eshte nje 31 vjecar "europian" me pasaporte belge dhe jeton me asistence, se nuk ka filluar ti thote punes akoma "me shendet" dhe qe "pelqeu" Keisin,me te cilen flinte ,por nuk "luftoi" per te,ne momentin kur ajo nje dite"u gdhi ndryshe". Keto jane modele te bukura per Zhakin,sepse "dashurojne" duke u tallur me dashurine dhe dashuria e Luizit me Kiaren per te ka qene gjithmone fallco,se po te ishte e vertete,atehere duhet te "bejne seks". Kjo eshte moralistja Zhakline,nxitese e imoralitetit ne emer te moralit. Oh sa e peshtire! Dje ne darke kur Kiara u pyet nga produksioni ,se a ndjehet e dhunuar nga Zhaki,ajo tha "po" se ka perdor dhunen psikologjike ndaj saj. Dhe ajo iu kthye,kur mi,më thuaj nje rast..!? I permendi disa monente,por ne kakofonine qe zhurmoi ,ku Krist "Lakatari "mori superxhiro,nuk kuptohej dhe shume,aq me teper se kjo Zhaku nuk i le te tjeret te flasin,por kerkon qe te flas vetem ajo dhe te ken respekt dhe t'a therasin edhe Zhakline,kur vet ska piken e respektit per asnje qe eshte "i vertete",por vetem njerzit fallco. Ja ,rastin t'a them une qe mbahet mend mire.Kur produksioni e thiri Kiaren ne nje ambient tjeter ( ne nje prajm )vetem dhe me ndihmen tende i benit pyetje pa fund se a ishte ndjer i dhunuar nga Luizi,ne nje loje te vet produksionit ( rastin e bllokimit te lavamani). Dhe ishe ti qe i beje presion duke i thene e duke i qare hallin se e doje shume,"se ajo eshte dhune",se bla bla bla...Nese Kiara do pranonte,Luizi jo vetem do te ishte jashte,por edhe pa Kiaren,se ky ishte qellimi i produksionit dhe i Lakatarit. Produksioni,Arbri dhe Zhaklina,ndjehen "te dhunuar" nga loja e Luizit dhe i sjellin zarf te zi,pse ai luan me lojen e bllokimit te banoreve te caktuar ne ambiente te noninueshme dhe nuk nuk nxjerr asnje zarf per Bledin e Kristin,per ofendimet dhe gjuhen e urrejtjes se perdorur,kur Ermionen dhe Even me nje fjale "te padeshirueshme" i nxorren jashte.Kete beri dhe me Olten produksioni edhe pse ajo vetem kercenonte pa fund ,intrigonte dhe manipulinte edhe duke bere presion psikologjik,apo duke perdorur jeten jasht si "argument" toksik dhe asnjehere nuk u penalizua. Ky produksion i ka kaluar caqet e anormalitetit dhe ka kaluar ne nje tjeter nivel,qe eshte "shkaterrimi dhe djegja" e te gjitha vlerave njerezore,duke promovu vetem imoralitetin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS