Zgjedhjet në SHBA/ Kamala Harris letër komunitetit shqiptaro-amerikan: Vlerësoj kontributin tuaj, Shqipëria promovuese e stabilitetit! Mbështetje për Kosovën

SHBA- Në prag të zgjedhjeve në Amerikë, 5 nëntor, kandidatja demokrate Kamala Harris në një letër drejtuar komunitetit shqiptaro-amerikan ka shprehur mirënjohje të thellë për kontributin e paçmueshëm që ky komunitet ka dhënë ndër vite në zhvillimin dhe forcimin e SHBA-së.

Duke vlerësuar kontributin e komunitetit shqiptaro-amerikan, Harris nënvizon në letër se ky komunitet është një shembull frymëzimi për të gjithë amerikanët, veçanërisht për rolin e tyre në zhvillimin ekonomik dhe angazhimin social në qytetet dhe komunitetet në të gjithë vendin.

"Nga pronarë të bizneseve të vogla tek profesionistë në mjekësi, drejtësi dhe shërbim publik, Shqiptaro-Amerikanët kanë luajtur një rol kyç në zhvillimin e ekonomive lokale dhe forcimin e strukturës sociale të qyteteve dhe fshatrave të panumërta në të gjithë vendin", shkruan Harris në letër. 

Harris thekson lidhjen historike mes SHBA-së dhe Shqipërisë, duke e cilësuar vendin tonë si një aleate të palëkundur të NATO-s dhe promovuese të stabilitetit rajonal, si dhe kontributin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së pas pushtimit rus të Ukrainës.

"Për më shumë se një shekull – duke filluar që nga Konferenca e Paqes në Paris pas Luftës së Parë Botërore – Amerikanët dhe Shqiptarët kanë ndarë një lidhje të veçantë. Deri në ditët e sotme, Shqiptaro-Amerikanët kujtojnë që ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës ato që dolën në mbrojtje të pavarësisë së Shqipërisë në atë moment vendimtar", vijohet në letër. 

Harris nënvizon gjithashtu përkushtimin e SHBA-së në mbështetjen ndaj Kosovës demokratike dhe shumetnike, të integruar plotësisht në komunitetin ndërkombëtar. Për komunitetin Shqiptaro-Amerikan brenda SHBA-së, ajo premton mbështetje për të siguruar mundësi të barabarta.

Letra e plotë e Kamala Harris për komunitetin shqiptaro-amerikan

Shqiptaro-Amerikanët kanë dhënë kontribute të paçmuara për vendin tonë për breza të tërë, duke sjellë duke treguar një përkushtim të thellë ndaj familjes, komunitetit dhe luftës për liri. Janë qindra mijëra shqiptarë amerikanë që jetojnë në Shtetet e Bashkuara dhe qëndrueshmëria e komunitetit shqiptaro-amerikan vazhdon të na inspirojë të gjithëve.

Shqiptaro-Amerikanët kanë bërë kontribute të rëndësishme në strukturën e kombit tonë, duke pasuruar komunitetet me shpirtin e tyre ndërmarrës, vlerat e forta familjare dhe një përkushtim të thellë ndaj arsimit dhe angazhimit qytetar. Nga pronarë të bizneseve të vogla tek profesionistë në mjekësi, drejtësi dhe shërbim publik, Shqiptaro-Amerikanët kanë luajtur një rol kyç në zhvillimin e ekonomive lokale dhe forcimin e strukturës sociale të qyteteve dhe fshatrave të panumërta në të gjithë vendin.

Për më shumë se një shekull – duke filluar që nga Konferenca e Paqes në Paris pas Luftës së Parë Botërore – Amerikanët dhe Shqiptarët kanë ndarë një lidhje të veçantë. Deri në ditët e sotme, Shqiptaro-Amerikanët kujtojnë që ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës ato që dolën në mbrojtje të pavarësisë së Shqipërisë në atë moment vendimtar. Dua të ritheksoj partneritetin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Shqipëria është një aleate e palëkundur e NATO-s, dhe unë jam mirënjohës ndaj Shqipërisë për promovimin e stabilitetit në rajon, si dhe për udhëheqjen e saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së gjatë muajve pas pushtimit brutal të Ukrainës nga Rusia. Shtetet e Bashkuara kanë udhëhequr gjithashtu aleatët dhe partnerët evropianë për të mbështetur pavarësinë historike dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës dhe vazhdojnë të mbështesin një Kosovë shumetnike, demokratike, të integruar plotësisht në komunitetin ndërkombëtar.

Në vendin tonë, unë kuptoj sfidat unike me të cilat përballen shumë prej komunitetit Shqiptaro-Amerikan dhe jam e përkushtuar ndaj politikave që mbështesin komunitetin Shqiptaro-Amerikan, përfshirë mbështetjen për një ekonomi me mundësi të barabarta dhe mbrojtjen e të drejtave civile për të gjithë. Pjesëmarrja e Shqiptaro-Amerikanëve në demokracinë tonë është më e rëndësishme se kurrë. Së bashku mund të ndërtojmë një të ardhme që pasqyron vlerat dhe aspiratat tona të përbashkëta. Faleminderit për gjithçka që kontribuoni për këtë vend të madh.

Letra e Kamala Harris për komunitetin shqiptaro-amerikan

SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ilir: 04/11/2024 05:21

    UNE votova per TRUMPIN,,,URIME PRESIDENTIT ....KAMALEN TA MARRE TRUMPI NE PUNE PER TE LARE HALETE E SHTEPISE TE BARDHE....

    Përgjigju
  • Kamala Winner: 03/11/2024 19:45

    Të gjith Shqiptarët që nuk kan ikur nga mendorja duhet të jen mirënjohës për çfarë partia e Kamalës ka bër dhe do bëj për Shqipërin. Femra e parë që do drejtoj botën. #KAMALA2024

    Përgjigju
    • Sharoni: 04/11/2024 00:06

      Kamala winner???? Hahahha sorry po nuk e njef njeri ne amerik per ndonje contribut te vecant pervec rolit te saj si zenendes presidente

  • Shkodrani-Belgjike: 03/11/2024 19:02

    Harrojeni që një grua shkon në shtëpin e bardhe, kushdo që është kunder një grua kantidate do fitojë, dhe trump e ka fitoren e sigurtë.

    Përgjigju
  • Huha: 03/11/2024 18:35

    Te vetmit shqiptare qe votojne per republikanet jane ose injo, ose biznesmene tahmaqare e matrapaze qe duan taksa te ulta ne kurriz te sherbimeve publike te tkurrura dhe ligje punesimi te dobesuara. Qe te kene mundesi te keqpaguajne punetoret e gjore qe punojne ne qenefet e tyre. Madje edhe te qenurit shqiptare e kane shnderruar ne biznes qe te perfitojne te ardhura edhe nga ky komunitet, jo se kane te bejne me identitetin e mirfillte shqiptar. Shqiptare per interes.

    Përgjigju
  • demokrati i konvertuar repub: 03/11/2024 16:43

    Shqiptaret ne amerik nuk i mbeshtesin me demokratet sepse ata krijuan kaos me emigrantet e paligjshem, kaos me ekonomin, cmimet e karburanteve qe skan qen ndonjehere kaq te larta, politika e tyre ka krijuar pasiguri te njerzit, jane te paafte te menaxhojne krizat nderkombetare dhe dicka te fundit kan len nam duke dhene para publike LGBQ-ve duke i mbeshtetur ne marrezit mendore per ndryshimin e gjinise apo adoptimin prej tyre te femijeve, shqiptaret jane ropatur per faimljen dhe jo per shartallimin e saj, harrojeni kohen e Bill Klinton ku atehere dhe une kam votuar per demokratet, tani e pas kohes se Obames demokratet degraduan ne cdo aspekt, Trumpi sot qe flasim eshte e keqja me vogel kundrejt burdellos dhe kaosit shoqeror dhe ekonomik te ofruar nga demokratet

    Përgjigju
    • Real: 03/11/2024 22:43

      koha e klinton quhet edhe periudha lgbt me e keqe per ameriken sot ne dekadence humane keto jane pasoja jo shkaku

    • E verteta,: 03/11/2024 19:35

      Komplimenti per komentin.Analiza juaj realpolitik, pasqyron realitetin Amerikan por edhe perendimor

  • Dritan: 03/11/2024 14:32

    Fatkeqsisht ka Shume Shqipe foles ne US qe mbeshtesin Trump, duke harruar kontributin e Demokrateve ne pavarsine e Kosoves.

    Përgjigju
    • Politika e jashtme: 03/11/2024 21:00

      Ne radhe te pare, Shqiptaret e shohin ameriken si nje entitet te vetem demokratik, e jo si dhoma te ndara me parti. Presidenti Biden kete radhe ka zhgenjyer me apatine dhe neglizhencen e tij ne raport me Kosoven dhe Ballkanin por dhe qasjen e bute ndaj agresionit Rus ne Ukraine. Une si shqiptar e shoh politiken amerikane ne raport me Kosoven dhe Shqiperin e jo me cmimin e naftes ne amerike. Cdokush vlereson nga kendveshtrimi i vet. Gjithesesi te dy kandidaturat i shoh te debeta ne raport me intersat e shqiptareve.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë