Me urdhër të SPAK është arrestuar Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit të PS, Rrahman Rraja pas një operacioni kundër trafikut të drogës. Rexhep Rraja dhe fisi i tij janë jo pak të panjohur për autoritetet e vendit tonë pasi fisi i tyre më 6 korrik 2023 u përfshi në një episod të dhunshëm për guroren në Borizanë të Fushë-Krujës.

Dy kushërinjtë e fisit Maja ishin ankuar disa herë në polici për dëmet në shtëpi nga gurorja e Përparim Rrajës, kushëririt të ish-deputetit Rrahman Rraja në Krujë. Pas këtyre ankesave, vëllezërit dhe djali i deputetit u shfaqën si në një skenë filmash duke goditur me shkopinj bejsbolli dhe mjete të tjera të rënda 2 persona. Bilbil e Jashar Maja përfunduan në spital vetëm se deshën të mbrojnë shtëpitë e tyre. Ngjarja e rëndë pati një reagim zinxhirë, deri në instancat më të larta. Kryeministri Rama urdhëroi shkarkimin e menjëhershëm të ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, Rrahman Rraja la mandatin e deputetit, ndërsa u shkri i gjithë Komisariati i Krujës.

Rexhep Rraja i arrestuar sot me urdhër të SPAK, rezultonte ende në kërkim nga Policia e Fushë Krujës për këtë episod dhune. Po ashtu në kërkim rezultonte edhe Përparim Rraja, kushëriri i tyre, ndaj të cilit SPAK ka lëshuar po ashtu masë sigurie. Siç mund të shihet edhe në foto, Rexhep Rraja shfaqej me shkopinj duke dhunuar dy kushërinjtë e fisit Maja.

Rrexhep Rraja duke rrahur Bilbil Majën


Lajmi kryesor:

SPAK godet grupin e trafikut të drogës në Fushë-Krujë, lëshohen 14 masa sigurie! 7 në pranga, mes tyre edhe djali i ish-deputetit të PS Rrahman Rraja (EMRAT)