Në Prekaz ka filluar manifestimi "Nata e Zjarreve", bëri të ditur sot KosovaPress.
Persona me uniforma të UÇK-së kanë ndezur pishtarë për nder të këtij manifestimi i cili mbahet tradicionalisht çdo vit.
Pas ndezjes së pishtarëve, ata kanë nderuar të rënët e Jasharajve në Prekaz dhe tek kulla e komandantit legjendar Adem Jashari.
Ky manifestim është i treti me radhë dhe i fundit për nder të "Epopesë së UÇK-së" që fillon më 5 mars, pikërisht për të përkutjuar 5 marsin 1998 kur ka filluar beteja mes Jasharëve dhe policisë dhe ushtrisë serbe./ata/












