West Ham fitoi të shtunën 1-2 kundër Wolves në udhëtim, sfidë kjo e vlefshme për raundin e 32-të në Premier League. Vendasit nuk mundën të mbanin epërsinë e golit të Sarabia në pjesën e parë.

Duhej Paqueta dhe një perlë e Ward-Prowse që miqtë të dilnin me tri pikë. Goli i dytë i West Ham ishte për kornizë, me mesfushorin që shënoi direkt nga këndorja dhe është pretendent për golin e sezonit në Premier League.