/ ATSH/- Janë 85 ndërmarrje shtetërore dhe 10 shoqëri aksionere, që sivjet janë përfshirë në procesin e privatizimit nga ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe e Industrisë.
Kështu, 10 shoqëri të industrisë joushqimore që janë përfshirë në procesin e shpalljes së falimentimit nga ministria e Industrisë dhe Energjetikës, po vlerësohet edhe privatizimi, pasi vlerësohet se procesi synon maksimizimin e vlerave të aseteve të mbetura me shpenzime sa më të vogla.
Me përparësi po ndiqet përshpejtimi i procedurave të shitjes dhe likuidimit të ndërmarrjeve, kryesisht në industrinë joushqimore, të cilat janë në varësi administrative nga kjo ministri për sektorin e industrisë. Në proces falimenti jane Kombinati Energjetik sh.a. Elbasan, ndërmarrja "Prodhim Mobilie" sh.a. Tiranë, ndërmarrja e "Prodhim Veshjeve" sh.a. Durrës, prodhim "Këpuca" sh.a. Korçë, "Beratex" sh.a. Berat, "Prodhim Kabllo" sh.a. Shkodër, Uzina e "Superfosfatit Laç" sh.a. në likuidim, N.P. Çelikut Elbasan , Uzina nr. 12, "Co Elbasan" dhe Uzina e Plehrave Azotike në Fier.
Ndërkaq, për disa ndërmarrje, ministria e Zhvillimit Ekonomik ka miratuar privatizimet, si "Prodhim Këpuca", "Trikotazh" Korçë, "Beratex" sh.a Berat, "Prodhim Mobilie" sh.a Tiranë dhe "NPV" sh.a Durrës. Sipas MEI-t "NPV" sh.a Durrës, 'Beratex' sh.a dhe "Prodhim Mobilie" sh.a Tiranë dhe NPÇ Elbasan funksionojnë në sajë të dhënies se ambienteve të tyre me qira me aktivitet prodhues.
Ministria e Energjetikës bën të ditur se me përparësi po ndiqet administrimi, ruajtja dhe monitorimi në "Uzinën e Plehrave Azotike" Fier, i dy landfilleve, një në ish-'Sode PVC' dhe tjetri në 'Azotik', ku janë depozituar mbetje të rrezikshme.
Ndërkaq, ministria e Ekonomisë ka përfshirë në shitje 85 objekte në pronësi shteterore me rëndësi jo strategjike në të gjithë vendin, të përfshira në dy paketa, që planifikohen të shiten këtë vit. Për këto objekte, formula e privatizimit përfshin ndarjen në paketë aksionesh, që i ofrohet blerësit me lekë. Paketa e aksioneve për objekteët ku ish-pronarët e truallit kanë vendim njohje dhe kthimi të pronës, lejohet që ata të hyjnë në privatizim pa pjesëmarrje në ankand.
Forma e privatizimit të paketave të aksioneve të shoqërive tregtare është ankandi, që organizohet nga Agjencia Kombëtare e Privatizimit.
Nga të ardhurat e shitjes së paketës së aksioneve përfitojnë 5% të vlerës fillestare Agjencia Kombëtare e Privatizimit dhe ministria e Zhvillimit Ekonomik 20% të vlerës së shitjes, për fond zhvillimi të ndërmarrjeve dhe shoqërive tregtare shtetërore, ndërsa diferenca e vlerës së shitjes kalon në buxhetin e shtetit.
/Shqiptarja.com