Jetët e 16 personave janë shpëtuar pas ndërhyrjes së policisë në ujërat e vendit, më datë 15 gusht në Pogradec, në Divjakë, në Shëngjin në zonën e Semanit dhe Hoxharës. Ndërkohë që nga fillimi i këtij sezoni veror kanë humbur jetën 9 persona.
 
Policia Kufitare në zbatim të Planit të Masave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë për sigurinë në plazhe, ka ndërhyrë në mjaft raste për t’u ardhur në ndihmë shtetasve në rrezik jete.
 
Në Pogradec shpëtohen 5 persona 
Më 15 Gusht rreth orës 14:36 policia u njoftua përmes një telefonate nga një banore nga fshati Hudenisht se në Liqen përballë fshatit Hudenisht një varke me disa persona kërkojnë ndihme për të dalë në breg të liqenit sepse rrezikoheshin për t’u mbytur. Menjëherë u morën masa,duke dërguar motoskafin që ndodhej me shërbim përballe plazhit Pogradec dhe në orën 14.59 u arrit të nxirreshin në breg 5 persona. Ata ishin adoleshente dhe varkën e kishin mare pa lejen e pronarit. Personat u këshilluan dhe u lanë te lire ndërsa varka u bllokua për veprime të mëtejshme.
 
Në Divjakë shpëtohen 3 persona
Më 15 Gusht ora 13:30 në plazhin e Divjakës, një çift të fejuarish M.L., e moshës 22 vjeç dhe E.Rr., 27 vjeç, në distancë rreth 1 km larg nga bregu i detit kanë kërkuar ndihme pasi nuk mund te dilnin me forcat e veta. Patrulla e policisë që ndodhej në breg të detit, e ndihmuar edhe nga pushues aty pranë u ka ardhur në ndihmë me anë të një pedaline duke bërë të mundur shpëtimin e tyre. Vajza u dërgua në Qendrën shëndetësore të Divjakës për t’i dhënë ndihmë të specializuar. Gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rreziku për jetën.
 
Në të njëjtën kohë në plazhin e Divjakës, shtetasi Sh.M., 45 vjeç duke u larë në det, pasi nuk ka mundur të dalë vete, ka kërkuar ndihmë. Patrulla e policisë ka ndërhyrë me ndihmën e një skafi dhe e kanë nxjerre ne breg ne gjendje te mire shëndetësore.
 
Në zonën e Semanit dhe Hoxharës janë shpëtuar 3 persona më 15 gusht. 
Rreth orës 11.30 shtetasi G.M. 34 vjeç është futur në det në një thellësi prej 80m larg nga bregu dhe rrezikoi të mbytej. Patrulla e policisë sa dëgjoi thirrjet për ndihmë u fut në det te shoqëruar dhe nga qytetare te tjerë dhe e nxorën nga deti duke i shpëtuare jetën dhe i dhanë ndihmën e pare.
 
Rreth orës 13.45 përsëri patrulla e shërbimit shikon një person qe rrezikon te mbytet menjëherë se bashku me pushues te tjerë hyjnë ne det dhe shpëtojnë qytetarin G.V. banues ne Roskovec Fier.
 
Rreth orës 15.30 patrulla e policisë shikon me dylbi një person qe notonte ne thellësi por nga dallgët e mëdha që kishte herë zhdukej nga shikimi në këto moment vjen një person dhe thotë se po më mbytet kushëriri. Patrulla e policisë në mënyrë të menjëhershme me mjet lundrues u nis në drejtim të personit që po rrezikohej dhe me vështirësi për arsye të dallgëve u afruan dhe e morën dhe e hipën në mjetin lundrues duke e shpëtuar shtetasit D.N., 35 vjeç, lindur dhe banues ne fshatin Marinës te Fierit.
 
Në zonën e Shëngjinit janë shpëtuar 5 persona:
Në orën 13.30 është dhënë informacioni nga salla operative Lezhe për dhënie ndihme te dy shtetasve qe po mbyteshin ne Shëngjin përballë pallatit Uldedaj. Është nisur skafi BP 07 për dhënie ndihme dhe rezultoi se dy shtetas njeri i seksit femër dhe njeri i seksit mashkull kishin hyrë në thellësi dhe janë kthyer në breg nga shërbimet e policisë.
 
Në orën 15.30 njoftohet salla operative Lezhë se një person po mbytej në det. Menjëherë është dërguar skafi në patrullim dhe është ndihmuar personi që po rrezikonte te mbytej.
 
Rreth orës 17.15 ju dha ndihma shtetasve V.S., dhe B.P., që të dy 15 vjeç. Ata ishin rreth tre milje nga bregu me një motor uji dhe u ndihmuan për t’i nxjerrë në breg pa probleme.
 
Rastet e mbytjeve këtë sezon veror në vend
Më 16 korrik një 15-vjeçar ka humbur jetën në plazhin e Divjakës. Familjarët bëjnë shkak për mbytjen dallgët e fuqishme, ndërsa thonë se për herë të fundit e kanë parë fëmijën e tyre duke notuar rreth 150 m larg bregut të detit. Viktima me inicialet N.H. ishte nga Kolonja dhe ndodhej pranë plazhit të Divjakës për të pushuar me familjen.
 
Më 26 korrik Gjendet në breg të detit trupi i pajetë i një 13-vjeçari. Shkaku i vdekjes së të miturit me inicialet E.D raportohet të jetë mbytja në det.
 
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 në vendin e quajtur Gjiri i Podës, në breg të detit të Srandës. I mituri është trasportuar me urgjencë në spitalin e Sarandës ku mjekët kanë deklaruar se ai ka mbërritur vdekur.
 
Më 7 gusht shpëtuan jetën e fëmijës 7-vjeçar, por kanë gjetur vetë vdekjen dy prindërit. Jeta dhe Sinan Shala, përkatësisht 46 dhe 48 vjeç janë mbytur në plazhin e Qerretin ndërsa kanë hyrë në det për shpëtuar fëmijën e tyre, që rrezikonte të mbytej nga dallgët e mëdha.
 
Më 12 gusht një fëmijë 8 vjeç është mbytur në plazhin e Shëngjinit. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, ku 8-vjeçarja Gabriela Çeta nga Kosova, është shkëputur për një moment dhe është futur në det, çka ka rezultuar fatale për të.
 
Më 15 Gusht Sara Hoxhallari, 5-vjeçe është mbytur në plazhin e Patokut në Kurbin. Ndërsa një orë më pas në plazhin e Shëngjinit mbytet 46-vjeçari nga Mitrovica Bekim Gara.
 
Më 15 Gusht mbytet në Liqenin Artificial në Tiranë, aktori Pandi Toçe, teksa i dha ndihmë dhe shpëtoi një të mitur 14 vjeç i cili rrezikonte mbytjen.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)