Në rrezik nga lagështira objektet
e Muzeut Etnografik në Kukës

Në rrezik nga lagështira objektet<br />e Muzeut Etnografik në Kukës
Objektet që ndodhen të ekspozuara në Muzeun Etnografik  të qytetit të Kukësit  po kërcënohen nga lagështira që ka përfshirë godinën në të cilën ato ndodhen.

Si pasojë e lagështirës  vlerat dhe pasuritë e trashëgimisë kulturore të trevës së Kukësit po shkojnë drejt degradimit.  

Vetë godina e muzeut e cila është një banesë me vlera unikale në  këtë qytet po shkon drejt shkatërrimit.

Sipas Bashkisë, në mungesë fondesh, do të ndërhyhet për restaurimin sipërfaqësor të këtij muzeu por kjo nuk do ta zgjidh përfundimisht problemin e lagështisë, e cila rrezikon ambientet e këtij objekti.

Ndërtimi i  Muzeut Etnografik u mundësua vite më parë përmes një fondi prej afro 15 milionë lekësh akorduar nga PNUD-i.

Ky muze është pjesë e Kullës së Qëndresës, e ngritur në qendër të qytetit të Kukësit në përkujtim të ngjarjeve të pranverës së vitit 1999, kur kosovarët u dëbuan me dhunë nga vatrat e tyre.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën