Një familjeje shqiptare me tre fëmijë i është mohuar azili në Islandë dhe pritet të dëbohet për në Shqipëri.
Gazeta “Visiri” shkruan se familjes i është dhënë njoftimi nga Drejtoria për Emigracionin se aplikimi i tyre është mohuar.
Ata së shpejti do të riatdhesohen në vendin e tyre, ku thonë se janë të kërcënuar me jetë.
“Nuk dua të kthehem kurrë në Shqipëri”, thotë Laura Telati, vajza 15 vjeçe. “Ndihem mirë në Islandë dhe kënaqem në shkollë. Dua të jetoj në Islanë. Kam miq të mirë këtu.”
Aleka, nëna e familjes thotë për gazetarët se nuk kërkojnë ndihmë speciale apo asistencë financiare nga qeveria dhe se thjeshtë duan një mundësi për të jetuar me mundësitë që do t’u jepen në këtë vend.

(Në foto: Hasan Telati me familjen e tij)
Familja thotë se janë larguar nga Shqipëria, pasi babai Hasani, ka qenë një figurë e Partisë Komuniste në vend. Kjo e ka bërë jetën e tyre mizerabël në Shqipërinë post-komuniste.
Ata thonë se janë përjashtuar nga shoqëria dhe në fakt në drejtim të shtëpisë së tyre është qëlluar dhe me armë zjarri. Për këtë arsye ata thonë se jeta e tyre është e kërcënuar.
Por, pavarësisht kësaj Drejtoria për Emigracionin thotë se familja nuk është në ndojnjë rrezik imediat në vendin e tyre. Familja shqiptare mund të apelojë për azil, por ky është një proces i shtrenjtë dhe ata duhet të largohen ndërkohë që apeli është ende në proces.

“Jam i frikësuar për të ardhmen e fëmijëve”, thotë Hasani. “Jemi përballë njerëzve shumë të fuqishëm dhe fëmijët e mirë kanë pak shpresë për të ardhmen.”
Dëbimi i tyre vjen pak ditë pas lajmit se tre fëmijët nuk janë pranuar në shkollë për shkak të një gabimi të Drejtorisë së Emigracionit.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

i refuzon azilin familjes shqiptare">