“Shqipëria ka qenë një prodhues kryesor i Kanabisit në Europë tre vite më parë, deri kur qeveria e vendosi ndalimin e trafikimit një prioritet të sajin”. Kështu raporton një tjetër media amerikane, e cila i kushton hapësirë raporti të djeshëm publikuar nga Policia e Shtetit mbi luftën kundër drogës në Shqipëri.
FOX NEWS ka shkruar mbrëmjen e djeshme një artikull me titull “Policia Shqiptare asgjëson 2,4 milion bimë marijuane prej qershorit".
FOX NEWS citon gjithashtu Drejtorin e Policisë së Shtetit Haki Çako, sipas të cilit 219 hektarët e identifikuar me bimë narkotike prej qershorit, janë 4 herë më shumë se sasia e konfiskuar nga autoritetet vitin e kaluar. Ndërsa 248 persona janë vënë në pranga për prodhim të marijuanës, pjesa më e madhe e së cilës e destinuar për Italinë, Greqinë, Kosovën dhe Malin e Zi.
“Shqipëria ka qenë një prodhues kryesor i Kanabisit në Europë tre vite më parë, deri kur qeveria e vendosi ndalimin e trafikimit një prioritet të sajin”, përfundon artikullin kanali informativ amerikan Fox News.

(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

3 vitesh deri kur qeveria nisi t’i luftojë"">