Në Shqipëri vetëm me lekë! Ekspertët: Të ndalohen pagesat në valutë nën 1 mijë euro

Kufizimi i përdorimit masiv të euros për pagesa brenda vendit, sjell pasoja pozitive për ekonominë dhe familjet shqiptare, pasi ulet ekspozimi nga rreziku i luhatjeve në kursin e këmbimit dhe nga ana tjetër, do të ulte informalitetin në këmbimin euro-lekë.

“Ne euron nuk e gjejmë vetëm në transaksionet me vlerat e mëdha por edhe në supermarket, ku është i përcaktuar kursi sipas supermarketit jo sipas atij zyrtar. Në jug 1 euro ta marrin me 90 lekë. Nëse e frenon, mbron nga një anë qytetarët që konvertimin do ta bëjnë në institucionet zyrtare dhe jo në mënyrë informale dhe njëkohësisht rrit edhe kontrollin e tregjeve. Përsa kohë ne në Shqipëri i kemi shpenzimet në lekë, dhe të ardhurat në lekë, shumë i kufizuar është numri i atyre që i kanë në euro, dhe automatikisht për ta mbrojtur ekonominë familjare duhet të paguajmë në lekë. Gjykoj se duhet kufizuar që të mbrohet familja shqiptare që po dëmtohet nga kursi i këmbimit”, shprehet ekspertja ekonomisë Teuta Nunaj Kortoçi.

Ekspertja e ekonomisë Teuta Nunaj Kortoçi thotë për Report TV se kufizimi i pagesave në euro është i mundur, por fillimisht duhet bërë një analizë nga Banka e Shqipërisë. Sipas saj një tavan i arsyeshëm do të ishte 1000 euro, dhe poshtë kësaj vlere të mos lejohen pagesa në monedhën evropiane.

“Ne mund të kufizojmë përdorimin e euros në transaksionet tona. Mund të realizohet pasi është një vendimmarrje bazuar në zhvillimin ekonomik dhe nëse Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me institucionet publike patjetër që bëhet. Nëse do të ndërmerret mund të nisë fillimisht me hapa, zvogëlimi i transaksioneve të euros në vlera nën 1000 euro për tu rritur më tej, derisa të vendoset që çdo transaksion të bëhet në monedhën kombëtare. Kështu që nuk është e lehtë ta marrësh një vendim të tillë”, tha Nunaj.

Banka e Shqipërisë ka sqaruar për Report TV se përdorimi i euros për të blerë në dyqane, qendra tregtare apo për të paguar fatura restorantesh duhet të ndalohet në mënyrë kategorike. Sipas Bankës, opsion është edhe vënia e një tavani për vlerën e pagesave që mund të lejohen në euro.

Tashmë nuk mund të flitet më për një normalitet të ri në kursin e këmbimit. Euro po humbet çdo ditë pikë përballë lekut. Sot po këmbehet me 99.7 lekë, nga 99.8 lekë që ishte.

G.M./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • asolingo: 15/08/2024 17:35

    Ruci turs i shet biletat me € dhe n.q.s nuk ke ti shet ne leke me 1€=1400 leke,ne korrik preva bilete me tha 60€ i thashe nuk kam € po te jap 120.000 leke(kembimi valutor ne korik 1€=980 leke),me tha do paguash 124.000 leke po deshe pra me sa duket Ruci leket ne €i çon ne Greqi a ku ta di une.Ky eshte realiteti.

    Përgjigju
    • Euro vs Lek: 15/08/2024 18:45

      I ka kerkuar 60 euro, ky i ka thene nuk kam euro po te jap 120.000 leke, ajo i tha jo, do me japesh 124.000 leke. Me pelqen shume matematika e ketyre.

    • ??/: 15/08/2024 18:15

      1 euro = 980 nuk eshte as sot o mik dhe jo ne Korrik. Nese bileta ka kushtuar 60 euro? pse nuk e paguan ne euro, nese nuk i ke, shko dhe kembeji pa qene nevoja per debat.

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Ja pse canta nuk duhet lënë në tokë

Ja pse canta nuk duhet lënë në tokë