TIRANE- Bashkia e Tiranës pritet të vendosë në muajin shtator për shpërndarjen e banesave sociale. Burimet kanë bërë të ditur se emrat e parë të përfituesve që do të strehohen në banesat sociale në zonën e Shkozës do të diskutohen në mbledhjen më të parë të këshillit bashkiak. Këshilltarët bashkiak menjëherë pas përfundimit të pushimeve verore do të kenë në dorë dosjet e aplikantëve për t’i hapur kështu dritën jeshile strehimit të familjeve në nevojë. Janë 385 apartamente të ndërtuara në kryeqytet posaçërisht për këtë kategori.