TIRANË - Nuk mundi të vihej në pranga kur Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës vendosi ndaj tij “arrest me burg”, kapet tashmë që Apeli i kishte dhënë në mungesë masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Kjo është historia e ndërtuesit Rrapushi Hoxholli ndaj të cilit kanë qenë të shumta denoncimet e qytetarëve të cilëve u kishte shitur disa herë të njëjtin apartament të ndërtuar nga firma e tij “Gora” sh.p.k.
Edhe pse me masën “detyrim paraqitje” biznesmeni u shoqerua në Tiranë nga efektivët e komisariatit numër 2, pasi kjo masë që i garanton atij lëvizjen e lirë nuk ishte hedhur në sistem. Pas shoqerimit nga policia e kryeqytetit, Hoxholli është shoqëruar në Durrës. Gjatë momentit të ndalimit, Hoxholli i ka paraqitur efektivëve të policisë vendimin që i ka ndryshuar masën e sigurisë. Por ky vendim, te cilin Shqiptarja.com e disponon, nuk eshte çuar ne polici as nga prokurori dhe as gjykata, e për rrjedhoje Hoxholli nuk eshte hequr nga sistemi i te kerkuarve. Ne keto kushte policia e Tiranes ka ekzekutuar vendimin e Gjykates se Shkalles se pare, sipas te cilit rezultonte ne mase "arresti me burg" dhe kerkohej nga Krimi Ekonomik ne Durres.
Ne nje prononcim per redaksine tone, Doriana Daraku avokatja e ndërtuesit Rrapush Hoxholli tha se gjykimi i çështjes penale është ende ne proces ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor te Durresit. "Prokurori po bën gjygjin e themelit dhe është i njohur me vendimin e ndryshimit të masës së sigurisë - tha ajo - pasi seanca ka mbetur në konkluzionet përfundimtare.
Ajo thote se shoqerimi i Hoxhollit "përben nje shkelje te rend te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise duke kufizuar lirine e nje qytetari te lire ne menyre te pa drejte"
Hoxholli ishte shpallur në kërkim pas denoncimeve të shumta të qytetarëve të cilët ishin mashtruar prej tij duke blerë të njëjtin apartament që në fakt i ishte shitur personave të tjerë. Abuzimet sipas kësaj skeme mashtrimi ishin bërë për apartamente në Durrës dhe Tiranë ku operon firma ndërtuese e biznesmenit Hoxholli.
Gjykata e Shkallës së parë vendosi ndaj tij masën e sigurisë të "arrestit me burg", masë të cilën ai e Apeloi nga arratia, duke fituar në Gjykatën e Apelit të Durrësit sërish në mungesë, masën më lehtësuese "detyrim paraqitje".
/Shqiptarja.com