Në Slloveni mbahet Samiti i Brdo-Brijunit! Marrin pjesë drejtuesit e shteteve të rajonit! Përplasen për kufijtë Vjosa Osmani dhe Aleksandër Vuçiç

Në Slloveni mbahet Samiti i Brdo-Brijunit! Marrin pjesë drejtuesit e shteteve të rajonit! Përplasen për kufijtë Vjosa Osmani dhe Aleksandër Vuçiç

Drejtuesit e shteteve të Ballkanit

Pasditen e sotme është duke u zhvilluar në Slloveni samiti i Brdo-Brijunit, i cili shënon edhe 10-vjetorin e kësaj nisme rajonale. Mikpritës të nismës janë Presidenti i Sllovenisë Borut Pahor dhe ai i Kroacisë Zoran Millanoviq.

Në këtë takim marrin pjesë Presidentët e gjashtë vendeve të rajonit: Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ai i Malit të Zi Milo Gjukanoviç, Stevo Pendarovski President i Maqedonisë së Veriut, Aleksandër Vuçiq, President i Serbisë dhe nga Bosnja e Hercegvoina, tre anëtarë të presidencës kolektive të këtij shteti, Shefik Xhaferoviç, Zheljko Komshiç dhe Millorad Dodik.

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, tha në prag të këtij samiti se "ka rëndësi të madhe që të formohet një qëndrim i përbashkët për zgjerim më të shpejtë të BE-së në Ballkanin Perëndimor dhe në të njëjtën kohë edhe qëndrimi për reforma që duhet t'i kryejnë këto vende për ta arritur këtë qëllim”.

Mbledhja po zhvillohet me dyer të mbyllura. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:12
Samiti i Brdo-Brijunit, Meta: Anëtarsimi në BE vazhdon që të jetë përparësia më e lartë e Shqipërisë

Presidenti Ilir Meta ka qënë i pranishëm ditën e sotme në Slloveni, ku po zhvillohet samiti i Brdo-Brijunit, i cili shënon edhe 10-vjetorin e kësaj nisme rajonale.

Në një postim në Facebook, Meta thotë se anëtarësimi në BE vazhdon që të jetë përparësia më e lartë e Shqipërisë dhe qëllimi ynë strategjik kombëtar. Më tej presidenti Meta shton se mbështetja e Procesit të Brdo-Brijunit për ambiciet e Shqipërisë për të filluar sa më shpejt të jetë e mundur negociatat, është një mesazh i fortë për të ardhmen strategjike dhe të pakthyeshme europiane të këtij rajoni.

'Anëtarësimi në Bashkimin Europian vazhdon të jetë përparësia më e lartë e Shqipërisë dhe qëllimi ynë strategjik kombëtar. Kushtëzimi i vendosur nga BE është një provë e rëndësishme për funksionimin e institucioneve demokratike dhe sundimin e ligjit. Mbështetja e Procesit të Brdo-Brijunit për ambiciet e Shqipërisë për të filluar sa më shpejt të jetë e mundur negociatat, është një mesazh i fortë për të ardhmen strategjike dhe të pakthyeshme europiane të këtij rajoni.'- shkruan Meta.

 

Ora 15:13
Tensione në takimin e “Brdo-Brijunit”, përplasen Vjosa Osmani e Aleksandër Vuçiç

Samiti Brdo-Brion, është karakterizuar nga përplasje të fuqishme mes presidentes së Kosovës Vjosa Osmani dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Siç zbulon Novosti, presidentja  e Kosovës Vjosa Osmani dhe anëtari boshnjak i Presidencës Sefik Dzaferovic, sulmuan rëndë Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Mediat serbe raportojnë se diskutimi filloi sepse pjesëmarrësit në samit morën iniciativën për të miratuar konkluzione sipas të cilave kufijtë në rajon janë të pandryshueshëm dhe të cilat Vučić i kundërshtoi paraprakisht.

“Serbia gjithmonë ka mbështetur parimin e respektit për të mos ndryshuar kufijtë e përcaktuar nga Kombet e Bashkuara. OKB është i vetmi organ në botë për të cilin mund të biem dakord dhe ne jemi të kënaqur me pjesën tjetër të tekstit dhe të tjerët kërkuan shumë më tepër, “tha Vuçiç.

" Ne nuk ramë dakord për çështjen e ndryshimit të kufijve. Serbia është në favor të parimit të pandryshueshmërisë së tyre, por disa prej tyre kujtuan në 2021 se kufijtë nuk duhet të ndryshohen. Serbia kërkon që ky parim të zbatohet gjithmonë në përputhje me statutet e Kombeve të Bashkuara. Pra, nuk duhet të ishin ndryshuar kufijtë as në vitin 2008, kur Kosova shpalli pavarësinë. Ju nuk mund të interpretoni kufijtë ashtu si dëshironi ose siç dëshiron një pjesë. Ne qëndrojmë për respektimin parimor të të gjitha parimeve të Kombeve të Bashkuara – vijoi Vuçiç.

Retorikat e vjetra për t’i hedhur fajin e Beogradit u përsëritën dhe kreu i shtetit serb u hakmor ashpër kundër Osmanit dhe DZaferoviç, të cilët e sulmuan së bashku.

“Džaferović tha diçka të tillë që Serbia dhe Kroacia janë fajtore për gjithçka. Ai pyeti pse Beogradi nuk e nënshkroi marrëveshjen e kufirit me Sarajevën dhe Serbia nuk e nënshkroi atë sepse ne ramë dakord për një gjë dhe pastaj ata kërkuan diçka krejt tjetër” - tha Vuçiç.

Ai shton se është gati për takimin e ardhshëm në Beograd, në maj-qershor  dhe nëse kjo do të ndodhë mbetet të shihet.

Takimi i presidentëve të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe mikpritësve të samitit i cili mbahet prej dhjetë vitesh dhe njihet si  procesi Brdo-Brijuni.

Në takim ishin të pranishëm presidenti slloven Borut Pahor dhe Zoran Milanovic, PRESIDENTI I Malit të Zi Milo Djukanovic, presidenti I Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, presidenti I Shqipërisë the Ilir Meta, dhe presidentët e Kosovës dhe Bosnje-Hercegovinës.
 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Like: 17/05/2021 17:05

    Dy majmunet njeri prapa tjetrit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie