Në Tiranë mblidhet Komiteti i Internacionales Socialiste! Rama: IA i Mira Muratit, model suksesi për negociatat! Personazhe të fuqishëm po japin llogari para ligjit (VIDEO)

E majta ka nevojë të investojë tek formimi politik i të rinjve për të mos e parë politikën si armik, por si mjet. Këtë mesazh dha Edi Rama në takimin e Komitetit të Politikës së Jashtme të Internacionales Socialiste që u mbajt në Tiranë.

“Të gjithë duhet të investojmë në shkolla politike, të ndihmojmë brezin e ri të kuptojë që politika nuk është e keqja, por është një instrument që njerëzim nuk mund të përballojë ta humbë, në të kundërt do të shkojmë drejt një jete mjaft të egër. “, shtoi ai.

 Kryeministri u tregoi partive simotra, se si kishte përparuar Shqipëria në negociatat me BE-në, duke veçuar ndihmën e Mira Muratit dhe Inteligjencës Artificiale.

"Punë e vështirë me shumë detyra shtëpie. Kemi bërë gjithçka është e dobishme. Së bashku me Mira Muratin kemi krijuar një model të suksesshëm të inteligjencës artificiale për negociatat që po na ndihmon në mënyrë të jashtëzakonshme për të transferuar korpusin ligjor të BE-së tek i yni. Duke shmangur një ushtri përkthyesish."

Duke u ndalur tek sakrificat dhe reformat e Shqipërisë, Rama përmendi drejtësinë e re, e cila edhe kur dhemb me goditjet mbi partinë në pushtet, prapë mbështetet.

“Nuk mund t’jua fsheh që në pikëpamjen njerëzore nuk është gjëja më e mirë të shohësh njerëz që i njeh për një kohë të gjatë që çohen përpara drejtësisë për t’u përgjigjur për gjëra të ndryshme. Dhe duke qenë se janë të pafajshëm derisa të provohen fajtorë, këto janë procese që kërkojnë kohën e tyre.”

Në këtë takim me përfaqësues të lartë të Internacionales Socialiste dhe partive simotra europiane, mikpritësit shpalosën vizionin PS 2030.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:52
‘Do shkojmë drejt një jete mjaft të egër’, Rama: Të investojmë në shkolla politike! Të rinjtë duhet të kuptojnë se politika nuk është e keqja

 

Kryeministri Edi Rama tha se duhet të investuar në shkolla politike për të edukuar të rinjtë. 

“Të gjithë duhet të investojmë në shkolla politike, të ndihmojmë brezin e ri të kuptojë që politika nuk është e keqja, por është një instrument që njerëzim nuk mund të përballojë ta humbë, në të kundërt do të shkojmë drejt një jete mjaft të egër. Nuk ka asnjë vendim politik për të financuar edukimin politik për të ndihmuar të rinjtë që duan të merren me politikë të kuptojnë se çfarë është. Pa politikë njerëzit nuk mund të bëjnë asgjë, përveçse të vrasin e luftojnë njëri-tjetrin. Ajo çfarë po ndodh me median sociale është një shkatërrim i shumë gjërave, shkatërrimi i idesë së politikës. Jetojmë në një kohë kur kemi parë që antipolitika nuk mund të bëjë shumë, që ato që formohen nga urrejtja dhe nga tërbimi, cinizmi, por kanë pasur mundësi si parti që të vijnë në pushtet, kanë bërë gjëra të këqija. Është pikëpyetje e madhe se kush do ta ndryshojë këtë gjë sa i takon edukimit të brezit të ri me idenë e politikës dhe pastaj mund të zgjedhin të djathtën, të majtën apo PS fituese.”

Ora 10:41
‘Të fuqishmit po japin llogari para ligjit’, Rama: Nuk është gjë e mirë të shohësh njerëz që njeh të dalin para drejtësisë por...

 

Kryeministri Edi Rama e cilësoi si revolucionare reformën në drejtësi. Kreu i qeverisë tha se të fuqishmit po dalin para ligjit por shtoi se nga pikëpamja njerëzore, “nuk është gjëja më e mirë të shohësh njerëz që i njeh për një kohë të gjatë që çohen përpara drejtësisë”.

“Po luftojmë kundër të gjitha shanseve kur vjen fjala për barazinë para ligjit. Është e dhimbshme që për herë të parë në historinë tonë të shtetit që në 1912, kur shpallëm pavarësinë,  shohim njerëz të fuqishëm të lidhur me shtetin politik, qeveri a në opozitë, që japin llogari para prokurorëve të pavarur. Nuk mund t’jua fsheh që në pikëpamjen njerëzore nuk është gjëja më e mirë të shohësh njerëz që i njeh për një kohë të gjatë që çohen përpara drejtësisë për t’u përgjigjur për gjëra të ndryshme. Dhe duke qenë se janë të pafajshëm derisa të provohen fajtorë, këto janë procese që kërkojnë kohën e tyre. Ajo që është e re në Shqipëri, dhe mjaft revolucionare, është që kemi pastruar procesin e drejtësisë përmes një procesi verifikimi dhe kemi dorëzuar shpatën e ndëshkimit nga pushteti ekzekutiv te pushteti gjyqësor. Natyrisht që kjo po ndihmon shumë. Nuk ka aspak dyshim siç po ndihmon.”, u shpreh kryeministri.

Ora 10:32
‘Në zemër të Evropës, por në izolim për një kohë të gjatë’, Rama: Kemi punuar shumë për negociatat! Mund të hyjmë në BE tani

 

Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria ka shansin më të mirë për të hyrë në BE. Në Komitetin e Politikës së Jashtme të Internacionales Socialiste në Tiranë, kreu i qeverisë u shpreh se janë bërë shumë punë për negociatat ndërsa shtoi se ky është koha, momenti dhe shansi i duhur për të hyrë në BE. 

“Jemi bekuar që kemi lindur në zemër të Evropës, por në të njëjtën kohë kemi qenë të izoluar dhe shkëputur për një kohë të gjatë. Është koha jonë, shansi dhe momenti ynë. Mundësia e madhe për të përfunduar këtë punë dhe nxjerrë maksimumin e këtij shansi të jashtëzakonshëm që na paraqitet si mundësi mjaft faktike për të qenë pjesë e BE. Që kur dolëm nga makthi i diktaturës komuniste, kjo është hera e parë që shohim një mundësi reale për t’u bashkuar me BE dhe që është tani. Yjet tanë dhe të BE janë në drejtimin e duhur. Yjet janë të radhitura si duhet dhe ne mund të hedhim hapin. Sa për t’iu dhënë një ide për atë që po flas, të gjitha vendet e BP duan të bashkohen me BE. Ne kemi qenë shumë pas edhe kur erdhëm në pushtet. Serbia i nisi negociatat kohë më parë, sapo i kemi nisur vitin e kaluar. Por ajo që kemi bërë pasi jemi refuzuar tre herë nga KiE për shkak të një vendi apo dy. Kemi punuar fort ndërkohë që prisnim që negociatat të ecnin përpara. Kemi një objektiv mjaft ambicioz për të mbyllur negociatat në 2027. Ajo çfarë shoh është se mund të hyjmë në BE tani, për të mos humbur asnjë sekondë të vetme në këtë proces që është mjaft i vështirë me shumë detyra shtëpie. Kemi bërë diçka mjaft të dobishme. Kemi përfituar nga të rejat e mëdha të teknologjisë me AI që po shpërthen dhe me ardhjen në jetë e ChatGPT."

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Capajevi: 22/03/2025 11:44

    Kaloji ligjet pa i lexuar fare, o njish, se nuk eshte se ke ndernend t’i zbatosh.

    Përgjigju
  • Tes: 22/03/2025 11:01

    O njeri nukbehen ligjet me chpt....me kembe ne toke o njeri. Mblidh eksperte e mos puno me Dhuken qe nuk di asgje per integrimin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

U vra me armë zjarri një natë më parë, 19-vjeçari pjesë e klubit të futbollit FC Mitrovica

U vra me armë zjarri një natë më parë, 19-vjeçari pjesë e klubit të futbollit FC Mitrovica