DASH e fundosi me raportin e ri, Berisha zihet ngushtë: Shprehte një fakt, nuk gënjente (VIDEO)

TIRANË- I vënë në pozita të vështira, pasi edhe administrata Trump, ku kishte shpresë për të hequr “non gratën”, evidentoi si sukses të drejtësisë marrjen e tij të pandehur për aferën Partizani, Sali Berisha komentoi shkurt raportin e ri të DASH.

“Ai raport, shprehte një fakt, ajo ka ndodhur, besoj se nuk gënjente. Të them që gënjente jo. Thoshte një fakt. Ajo ka ndodhur dhe unë e kam denoncuar atë me qindra dhe mijëra herë, nuk kishte asgjë të re”, tha Berisha në konferencën me gazetarët.

Në raport, DASH liston marrjen e Sali Berishës të pandehur për aferën Partizani, duke pasuruar familjarët e tij. Jo vetëm kaq, por raporti tregon se DASH nuk ka asnjë lëkundje mbi vendimet e marra nga administrata e mëparshme, dhe madje evidentohet qartë nga stafi i Trump që Berisha është futur në listën e zezë të SHBA. Po ashtu, në raport DASH thekson se duhet të vijohet me reformën në drejtësi.

"Në shtator 2024, SPAK akuzoi ish-kryeministrin dhe të emëruarin sipas “Aktit të Aprovimeve për Operacionet e Jashtme dhe Programet e Ndërlidhura të Departamentit të Shtetit, 2021”, neni 7031(c), Sali Berisha për korrupsion për veprime zyrtare që përfitonin interesat e familjes së tij. SPAK gjithashtu akuzoi dhëndrin e tij për korrupsion dhe pastrim parash. SPAK sekuestroi pasuri të paluajtshme, llogari bankare dhe pjesën e dhëndrit në kompani të lidhura me korrupsionin",- thuhet në raportin e DASH.

Por, teksa për raportin e DASH Berisha nuk foli shumë, ai u ndal gjatë te programi i Partisë Demokratike, ku tha se do të përqendrojë vëmendjen, për të mos i replikuar akuzave që në distancë i bën kryeministri Rama që e krahason me bufin e kënetës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:26
Berisha: Me LaCivita mbaj kontakte online, nuk është oficer lufte (VIDEO)

Që prej prezantimit më 10 shkurt të Chris LaCivita si këshilltar për fushatën e Partisë Demokratike, ky i fundit është zhdukur nga skena.. Vetë Sali Berisha në një konferencë për gazetarët, pranoi se me LaCivita kontaktet i mban online, pasi siç thotë ai, LaCivita nuk është oficer lufte.

“Chris LaCivita, unë të garantoj që është në aktivitet të plotë dhe unë jam në komunikim vazhdueshëm me bashkë krye strategun e fitores më të shkëlqyer në historinë e njerëzimit që ishte fitorja e Donald Trump. Të vazhdueshëm, online. Shpejt përfaqësuesi i firmës do të stacionojë këtu me ekipin tonë, ai do të vijë, do të shkojë. Me një fjalë është në aktivitet të plotë. Unë nuk e di pse bëhet kjo pyetje. Ai nuk është oficer fushe, ai është Marshall, e kuptoni vetë”, tha Berisha.

Konsulenti i Trump erdhi në Shqipëri vetëm ditën e prezantimit, ndërsa prej 1 muaji e gjysmë nuk është dukur më. PD ende nuk ka thënë asnjë fjalë sa kushton marrëveshja, kush, dhe si do paguajë Kryearkitektin e triumfit të Trump.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Arda Guler me ‘këmbë në tokë’: Do vijë edhe koha ime te Real Madrid

Arda Guler me ‘këmbë në tokë’: Do vijë edhe koha ime te Real Madrid