Në tre ditë dhe orare të ndryshme, zbardhet agjenda e javës së 2-të në Superligë

Në tre ditë dhe orare të ndryshme, zbardhet agjenda e javës së 2-të në Superligë

Tirana feston fitoren kundër Dinamos

Superliga shqiptare nisi fundjavën që lamë pas edicionin e 85-të. Në fushë u zhvilluan katër takime për javën e parë, teksa dueli mes Partizanit dhe Teutës u shty për t'i ardhur në ndihmë kampionëve të Shqipërisë, me "Demat" që luajnë në play-off e Conference League kundër Astanës, të enjte në "Elbasan Arena".

Për javën e parë Skënderbeu fitoi 0-1 me Egnatian, Vllaznia mundi 3-1 Kukësin, teksa Laçi dhe Erzeni barazuan 3-3 në një ndeshje të çmendur, çka solli edhe shkarkimin e Stavri Nicës nga stoli i kurbinasve, edhe pse vetëm një javë nga nisja e sezonit.

Tanimë është zbardhur edhe agjenda e javës së dytë, me ndeshjet që do luhen në tre ditë. Gjithçka nis të premte me duelet Erzeni - Vllaznia dhe Skënderbeu - Dinamo. Të shtunë Teuta dhe Tirana përballen në "Niko Dovana". Të diel java e dytë mbyllet me ndeshjet Kukësi - Egnatia dhe Partizani - Laçi.

Superliga - java e 2-të:

E premte, 1 shtator 2023

Erzeni - Vllaznia 16:00

Skënderbeu - Dinamo 19:00

E shtunë, 2 shtator 2023

Teuta - Tirana 19:00

E diel, 3 shtator 2023

Kukësi - Egnatia 16:00

Partizani - Laçi 19:00

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!