Pas largimit të saj nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, deputetja Marjana Koçeku është parë duke iu bashkuar protestës që është zhvilluar në kryeqytet. Koçeku kishte njoftuar më 14 qershor, përmes një deklarate në rrjetet sociale, se po shkëputej nga shumica parlamentare që e kishte mbështetur në zgjedhje dhe e kishte çuar në Kuvend.

Një ditë pas këtij njoftimi, ajo publikoi në rrjete sociale simbolin e flamingos, i cili është kthyer në një shenjë të njohur të protestave që po zhvillohen prej disa javësh në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit. Ndërkohë, ajo reagoi me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke shkruar: “Në tribunën më të bukur të demokracisë”.


Lajmi kryesor:

21 ditë protestë/ Shqiptarë të diasporës vijnë në Tiranë, kërkesë Ramës: Jep dorëheqjen deri nesër! Pas largimit nga PS, Marjana Koçeku del në shesh! Marshojnë nëpër Tiranë