Në Vetting prokurori që i mbylli çështjen gjyqtarit Thanza, KPK: S'ka fshehje pasurie
KPK pritet të japë vendimin për prokurorin Kostaq Beluri, kandidat për në KLP, pas dy ditësh. Nga seanca dëgjimore e zhvilluar sot rezultoi se ka bërë deklarim të rregullt pasurie. Beluri ka pushuar hetimin për korrupsion të gjyqtarit Thanza.
Seanca e sotme në KPK për prokurorin Kostaq Beluri
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nisur procesin e Vettingut për prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme, Kostaq Biluri, kandidat për në KLP. Ne seancën dëgjimore të Belurit që u zhvillua sot trupa gjykuese drejtohet nga Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komiçi.
Per Belurin jane kryer hetime për të trija kriteret, pasurinë, aftësitë profesionale dhe integritetin e figurës. Relatorja Bekteshi tha se ILDKPKI e ka nxjerrë pa probleme me pasurinë. Sipas KPK prokurori ka apartament banimi 142 m katrorë të ndarë në dy banesa. Prokurori zotëron vetëm 63 metra katrore, te cilen e ka blere per 1 mln leke. Ai ka llogari rrjedhëse 700 mijë lekë kursime nga paga, depozitë bankare pa afat 30 mijë lekë me kursime nga paga.
Lidhur me aftësitë profesionale, KPK thotë se subjekti Kostaq Beluri ka pasur një çështjen e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Admir Thanza në vitin 2016, i cili gjithashtu është në Vetting. Hetimi ndaj Thanzës kishte të bënte për korrupsion. Fillimist Prokuroria e Shkodrës kishte nën hetim shtetasin Sh.B. ish regjistrues i Shkodrës i cili ishte jashte vendit. Ndërkohë, bashkëshortja e Sh.B. takonte persona të ligjit dhe krijoi dyshime se po ushtronte ndikim te paligjshem për bashkëshortin e saj. Ajo u vu nën hetim për këtë vepër penale.
Gjatë kohës që gruaja e regjistruesit ishte nën hetim, ka dalë që ajo ka takuar gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Admir Thanza. Ajo është përgjuar në takimin me Admir Thanzën dhe aty ka nisur edhe hetimi për gjyqtarin Thanza mbi dyshimet per korrupsion pasiv dhe dosja kaloi në duart e Kostaq Belurit që e pushoi çështjen. Sipas KPK, Kostaq Beluri s'ka bërë veprime hetimore të thelluara për komunikimet telefonike mes Thanzës dhe gruas së regjistruesit.
Vendimi i KPK për prokurorin Kostaq Beluri pritet të jepet në datën 12 korrik. Beluri ka kërkuar të rikonfirmohet në detyrë, pasi procesi i Vettingut sipas tij ka rezultuar i rregullt.
Sondazhi i ditës:
Marrëveshje në Ohër, po shkojnë Kosova e Serbia drejt pajtimit përfundimtar?
-
Po
49%
-
Jo
37.1%
-
Nuk e di
13.9%
Vota total: 1967
Lajme të tjera
-
Bilanci i 2022/ Lista me 94 gjyqtarët dhe prokurorët që 'ia mbathën' nga frika e Vettingut, përjashtohen të gjithë nga drejtësia! 15 subjekte të dorëhequra
2 Janar, 16:19
-
Nënshkruhet marrëveshja Kosovë-Shqipëri për sistemin ligjor, Bushka: Historike! Rrustemi: Përvoja me Vettingun, e nevojshme për ne
21 Nëntor 2022, 12:22
-
Probleme me 3 shtyllat e vettingut, shkarkohet nga detyra gjyqtarja Ariana Caco! Pjesë e trupës gjykuese së procesit të 21 Janarit
7 Tetor 2022, 10:03
-
KPK e shkarkoi Gjovalin Përnocën, KPA lë në fuqi vendimin! Largohet nga detyra gjyqtari i Krimeve të Rënda
25 Korrik 2022, 21:49
-
U shkarkuan nga vetting-u, dhjetëra prokurorë e gjyqtarë “bëhen” avokatë
28 Maj 2022, 11:06
-
Biznesmeni Shkëlqim Fusha i dha 140 mijë euro hetuesit Emror Kasaj që e kishte marrë në pyetje për një dosje, rrëfimi befasues i prokurorit para Vetingut
18 Mars 2022, 14:20
-
‘Bombardimi i drejtësisë’, 10 gjyqtarët dhe prokurorët që u ‘dogjën’ nga SHBA-BE, 4 magjistratët që shpëtuan, 8 në verifikim
26 Shkurt 2022, 15:44
-
VIDEO/ 'Trimëria' e Sali Berishës
11 Shkurt 2022, 00:55
-
Zgjatja e vettingut, Meta: Basha, politikan pa koherencë, dje mallkonte sot lavdëron! Përgënjeshtron Berishën: S'është e vërtetë që kemi negociuar për koalicionin me LSI-në
10 Shkurt 2022, 21:18
-
Zgjatja e afateve të vettingut, SHBA: Hap i rëndësishëm drejt integrimit europian! Soreca: Moment historik, votë për të ardhmen e Shqipërisë në BE
10 Shkurt 2022, 18:53
-
Dënimi i Tahirit, Soreca: Sinjale të mira për punën e gjyqtarëve e prokurorëve, por presim më shumë! Jemi në bisedime me partitë për zgjatjen e afateve të vetingut
7 Shkurt 2022, 10:58
-
315 magjistratë, 6 muaj afat për t’iu nënshtruar vettingut! Amendamenti Kushtetueses për zgjatjen e afatit, pritet votimi në Kuvend
3 Janar 2022, 14:21