Në Vlorë çelet akademia verore me të rinjtë eurosocialistë të YES! Gjiknuri: Edhe pas 9 vitesh në pushtet, rinia zgjedh PS-në

Në Vlorë çelet akademia verore me të rinjtë eurosocialistë të YES! Gjiknuri: Edhe pas 9 vitesh në pushtet, rinia zgjedh PS-në

Të rinjtë eurosocialistë në Vlorë

Në Vlorë janë mbledhur të rinj eurosocialistë nga 40 vende të ndryshme. Në ceremoninë e hapjes së shkollës verore të  YES, i pranishëm ishte dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri i shoqëruar nga Drejtuesi Politik i Qarkut Vlorë, Arben Ahmetaj, Sekretari për Digjitalizimin në PS, Etjen Xhafaj dhe nga deputetë të tjerë të kësaj force.

Duke u uruar mirëardhjen në qytetin e Vlorë, Gjiknuri deklaroi se PS vijon të jetë forca kryesore edhe pas 9 vitesh të qëndrimit në pushtet, pasi ka gjithmonë të rinj dhe të reja që i bashkohen asaj.

“Ne ju urojmë mirëseardhmen në Shqipëri. Ne jemi partia në pushtet prej 9 vitesh dhe vijojmë të mbështetemi nga qytetarët shqiptarë dhe arsyeja është se ne kemi gjithmonë lëvizje në forcën tonë. Ne gjithmonë kemi lidera të rinj, njerëz të rinj që i bashkohen partisë sonë politike dhe i bashkohen lidershipit tonë. Kjo është arsyeja se pse ne gjithmonë ecim përpara, fitojmë zgjedhjet dhe unë mendoj se po bëjmë më të mirën për vendin tonë”, theksoi ai.

Numri dy i socialistëve deklaroi se Vlora ka qenë dëshmitare e ndryshimeve pozitive që kanë ndodhur në Shqipëri nën qeverisjen socialiste.

“Vlora një qytet që ka patur një transformim të madh. Sigurisht ky është një aktivitet për të shijuar Shqipërinë, për të shijuar këtë qytet  dhe për të parë të gjithë transformimin që ky vend ka parë këto vitet e fundit. Unë kam qenë dëshmitar, bashkë me shumë shqiptarë se sa shumë ka ndryshuar Vlora dhe ju e keni parë që është një nga qytetet më të gjalla, veçanërisht në këtë periudhë të vitit, sezonin veror. Dhe sigurisht, e ku më mirë se sa në këtë qytet, do të ishte më mirë për të organizuar këtë ëorkshop me të rinj, ngado që vijnë, për të shijuar qytetin, por në të njëjtën kohë për të shkëmbyer idetë mes brezit të ri të politikanëve, për të ardhmen e botës; për zhvillimet aktuale dhe sigurisht për të ardhmen.”, shtoi më tej Gjiknuri. 

Ai nënvizoi rëndësinë e aktivizmit të të rinjve në politikë si një mundësi jo vetëm për të formuar karakter, por dhe për të ndryshuar vendin e tyre. “Mendoj se kjo është një mundësi e mirë për të shkëmbyer eksperienca nga vendet tuaja, në veçanti mbi këto politika. Sigurisht ne mendojmë se pjesëmarrja e rinisë, është garanci për të ardhmen e politikës, sepse çdo organizatë pa pjesëmarrjen e të rinjve është “e vdekur” dhe në veçanti ato politike, edhe pse ndonjëherë në kohët e sotme disa njerëz  thonë se kjo nuk është profesionale, por nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të rregulluar një shtet apo për të mbrojtur të ardhmen tuaj, pa pjesëmarrjen direkte në politikë.

Kështu që unë mendoj se çdo veprim , çdo kohë që ju harxhoni në politikë, është e vlefshme jo vetëm për ju, për të formuar karakterin, por në të njëjtën kohë për të ndryshuar botën.”,  theksoi  Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

 Dimri i vertetë ka mbërritur! Orteqet e borës izolojnë Iballën në Fushë-Arrëz! Banorët përballen me vëshitërsi në Shishtavec të Kukësit dhe Theth të Shkodrës

Dimri i vertetë ka mbërritur! Orteqet e borës izolojnë Iballën në Fushë-Arrëz! Banorët përballen me vëshitërsi në Shishtavec të Kukësit dhe Theth të Shkodrës