Negociatat/ Djali i Soros: Europa duhet të përballet me albanofobinë brenda saj

Negociatat/ Djali i Soros: Europa duhet të përballet me albanofobinë brenda saj

Alexander Soros

Alexander Soros, djali i filantropit të njohur George Soros ka dalë në mbrojtje të Shqipërisë pas refuzimit që BE-ja bëri për hapjen e negociatave për Tiranën dhe për Shkupin. Në një postim në rrjetet sociale, Soros shkruan se në Europë ekziston një paragjykim dhe fanatizëm ndaj shqiptarëve etnikë.

Sipas tij, ky paragjykim dhe fanatizëm nuk duhet të nënvlerësohet në refuzimin ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. “Ekziston një paragjykim dhe fanatizëm ndaj shqiptarëve etnikë në Evropën Perëndimore, i cili nuk duhet të nënvlerësohet në refuzimin që iu bë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Këshill. Europa duhet të përballet me albanofobinë e saj”, shkruan Alex Soros.

Pak ditë më parë në samitin e liderëve, BE-ja nuk arriti që të merrte një vendim për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë për shkak të vetos së Francës duke e shtyrë diskutimin për në samitin e Zagrebit në Maj të vitit 2020. 

Postimi i djalit te Soros

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Papi: 20/10/2019 12:50

    Nuk eshte albanofobi por jane traktate si shen stefani dhe londra qe europa nuk di si ti justifikoi Po te vesh re kur flitet per kurdet europa ben sikur i vjen keq por harroi qe ishte ajo qe i caktoi ato kufij Pra si do i zgjidhe europa padrejtesite e popullit kurd dhe atij shqiptar? Duke pasur parasysh sa kurve eshte do mundohet te beje fjale te mira e loje te keqe Ketu qendron simpatia amerikane e shqiptareve te tjerat jane dokrra

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave