Ndryshe nga Charles Michel një ditë më parë, komisioneri i BE-së për zgjerim, Oliver Varhelyi duket pesimist për negociatat e Maqedonisë së Veriut e për rrjedhojë edhe të Shqipërisë. Ai u shpreh se nuk ka dijeni për ndonjë kornizë negociuese me Shkupin por foli për ngërç të plotë në Sofje.
“Kaloj pothuajse çdo të martë në atë vend, por pa rezultat. Është e dukshme që politika e brendshme është e aftë të dëmtojë kredibilitetin e BE-së, atje. Nuk ka kornizë negociuese në këtë moment”, tha Varhelyi
Megjithatë komisioneri për Zgjerim i BE-së më pas shtoi se shpreson që pas disa ditësh të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
“Nuk ka arsye për të pritur për shkak të çështjeve të brendshme politike në Bullgari, shpresoj se po flasim për ditë, jo për muaj apo vite kur bëhet fjalë për konferencat e para ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”.- shton Varhelyi
Nga ana tjetër, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, në ditën e dytë të samitit të Prespës e bëri të qartë se nuk ka lëshime ndaj Bullgarisë.
“Unë i kam thënë qëndrimet tona, ato janë të përcaktuara shumë qartë në Kuvendin tonë, të cilit i përmbahemi. Nuk flitet për gjuhën maqedonase, identitetin dhe zgjidhja duhet të përmbajë një zgjidhje të përgjithshme dhe të garantojë se me këtë nuk do të ketë më kërkesa për përparimin tonë të mëtejshëm në integrimin në BE”.- Dimitar Kovaçevski
Në panelin e sotëm të samitit, përveç Kovaçevskit mori pjesë edhe kryeministrja serbe Ana Bërnabiq, sekretarja e përgjithshme e Këshillit të bashkëpunimit rajonal Majlinda Bregu, dhe përfaqësues nga vende të tjera.
G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2087
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kryeministri maqedonas, takon familjen shqiptare në SHBA: Janë shembull suksesi
23 Janar, 19:09
-
Arratisja e Artan Grubit, ministri i Brendshëm maqedonas: Po mblidhen prova shtesë nëse ishte e organizuar
22 Janar, 13:49
-
Djaloshi shqiptar nga Gostivari realizon ëndrrën e tij, futet në fushë dhe takon Mbappe
20 Janar, 10:44
-
Nënshkruhet marrëveshja, sistem i ri i pagesave të shpejta në vendet e Ballkanit Perëndimor
10 Janar, 16:47
-
Aksidenti me 45 viktima nga Maqedonia e Veriut, Gjykata Bullgare: Shkaktare Agjencia e Infrastrukturës Rrugore, dëmshpërblim 10 mijë euro çdo familjari të viktimave
9 Janar, 15:45
-
Maqedoni e Veriut/ Universiteti i Tetovës heq nga puna ish-zv.kryeministrin Artan Grubi! U shpall non-grata nga SHBA
9 Janar, 07:20
-
Luftëtarët e huaj marrin grada të larta në Siri, në mesin e tyre edhe një shqiptar
8 Janar, 15:24
-
Presidentja maqedonase vendos veton ndaj Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, sepse parashikonte përdorimin e gjuhës shqipe
7 Janar, 17:26
-
Media maqedonase: Maqedonia e Veriut duhet ta ketë zili Shqipërinë
4 Janar, 21:51
-
Qafë-Thanë/ Bie përkohësisht sistemi i doganës së Maqedonisë së Veriut, fluks mjetesh në hyrje-dalje me Shqipërinë! Rritet numri i sporteleve (VIDEO)
4 Janar, 16:06
-
Aksident tragjik në Maqedoni, makina bie në lumë! Humbin jetën 3 gra, anëtare të një familje! Shpëton mrekullisht 5-vjeçari
2 Janar, 22:50
-
Nga Evropa në Maqedoni të Veriut, goditet rrjeti i kontrabandës së automjeteve luksoze
29 Dhjetor 2024, 15:39