Federica Mogherini dhe Johannes Hahn do jenë në Shqipëri javën e ardhshme. Shefja për politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini dhe eurokomisioneri për zgjerimin Johannes Hahn do t'i dorëzojnë qeverisë progres-raportin më 17 prill në Tiranë.

Sipas agjendës së dy zyrtarëve të BE-së, më pas Hahn dhe Mogherini do të vizitojnë Maqedoninë. Komisioni Europian do të publikojë progres raportin më 17 prill, bashkë me vlerësimet për progresin e arritur vjetor.

Qeveria shqiptare pret që pikërisht atë ditë të vijë dhe propozimi për çeljen e negociatave të Shqipërisë, me Bashkimin Europian.