Kulluri: Berisha non grata, i papranueshëm për PD! Rama e njohu si kryetar partie, garantoi fitoren e PS më 2025

Rithemelimi dhe Partia Socialiste kanë arritur dakordësinë për ngritjen e dy komisioneve hetimore dhe kështu opozita do i japë fund kaosit në Kuvend. Por këto negociata, Partia Demokratike i cilëson si pazare mes Sali Berishës dhe Edi Ramës. Anëtari i Kryesisë së PD, Edvin Kulluri, i ftuar në Report Tv thotë se tashmë Rama e Berisha janë ‘ulur në një tavolinë’.

“Është një marrëveshje Rithemelimi-PS.Bardhi është nënkryetar i Rithemelimit dhe ka shkuar në atë tavolinë si përfaqësues i deputetëve të Rithemelimit. Kemi një ulje mes Ramës dhe Berishës në tavolinë. Nga 8 komisione janë miratuar vetëm 2 dhe kam përshtypjen se këto janë 2 më të parëndësishmit. Komisioni për sistemin TIMS nuk godet në mënyrë të drejtpërdrejtë nivelet më të larta të qeverisë. Për sterilizimin është bërë me dije se SPAK ka marrë të pandehur Beqajn dhe 8 të  tjerë. Hetimi pothuajse ka mbaruar nga SPAK, nuk e di ca do hetojë komisioni për këtë koncesion”, tha Kulluri.

Sipas tij, me këtë lëvizje Rama ka njohur Berishën në krye të partisë. Kulluri thotë se Rama ka amnistuar non gratën dhe thotë se kjo është një marrëveshje për t’i dhënë fitoren Ramës në zgjedhjet e 2025.

“Kjo është e qartë. Ky është fakt dhe mua më pëlqen, jam shumë i lumtur. Nëse Rama merr kurajën dhe ulet me Berishën për të garantuar karrigen e vet 2025, është vendosja përfundimtare e pushtetit të Ramës në 2025. Për ne non grata është e panegociueshme, për Ramën me sa duket është e negociueshme.  Unë uroj të mos jetë kështu, sepse do të krijonte një trazim shumë serioz të politikës shqiptare duke parë dhe atë qe po ndodh me sistemin e drejtësisë, me goditje të nivelit shumë të lartë, siç ishte ajo e drejtorit të ARRSH një ditë më parë.

Dhe besoj se një marrëveshje si me 2008, madje me keq se atëherë sepse tani kemi një produkt te provuar nga atëherë, teksa kemi këtë parlament te 3-4 kryetarëve të partive, dhe jo i shqiptarëve, pasi është parlamenti i Berishës, Bashës, Rames dhe Metës”, deklaroi Kulluri.

Kulluri thotë se Berisha non grata është i papranueshëm për Partinë Demokratike. 

"Nuk është një luge boshe, por është një rikthim i Sali Berishës ne tryezën e politikes shqiptare. Pra, ajo qe u tentua me shpalljen non grata, me qëndrimet e PD dhe qëndrimet e ashpra qe ka mbajtur Edi Rama, tregoi se tradhtoi të gjithë artikulimin e tij politik. Ne kemi pasur arsyen e non gratës, Rama ka pasur dhe arsye të tjera që nuk ulej me zotin Berisha”, deklaroi Kulluri.

Nga ana tjetër, analisti Genc Burimi e cilëson këtë dakordësi kthim në pikën zero, ku sipas tij opozita ka treguar forcën dhe mori komisionet hetimore dhe grupin e punës që do ngrohet për diskutimin e ligjeve që kërkojnë shumicë votash.

“Nuk është Pazar fare. Opozita e Bardhit dhe e Berishës ndryshe nga e Bashës që mendonte se mund të përfitonte gjëra në negocim me Ramën, kjo opozitë tha se ky kryeministër nuk njeh gjuhët tjetër përveçse gjuhës së forcës, përfituan që zgjuan perëndimorët. Nuk ka njeri interes në Perëndimin që të jetë rrëmujë në Shqipëri”, tha Burimi.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngjarja më e pabesueshme dhe e jashtëzakonshme, në një Krishtlindje

Ngjarja më e pabesueshme dhe e jashtëzakonshme, në një Krishtlindje