TIRANË-Deputeti Ervin Salianji, i ftuar në Report Tv tha se i qëndron mendimin se ulja në tryezë me kryeministrin Edi Rama për të negociuar kërkesat e tyre kushtetuese, është e gabuar. Për deputetin demokrat, nuk duhet të ketë marrëveshje me Edi Ramën, pasi 'historia' ka treguar se kryeministri 'nuk I mban marrëveshjet' e ulja në tryezë me të, dëmton perceptimin e opozitës tek demokratët.
Sa i takon rikthimin të normalitetin në Kuvend, Salianji tha se këtë do ta vendosin vetë dhe jo në tryezë më kryeministrin Rama. Salianji thotë se Reforma Zgjedhore, duhet të bëhet përmes një tryeze me përfaqësues të të gjitha subjekteve politike, njëjtë siç është sot Komisioni Bi-partizan me të vetmin ndryshim, që Rithemelimi të ketë të drejtën e vetos, e jo PD zyrtare, por jo përmes një strukture me 4 vetë.
‘Unë nuk jam pesimist për nisjen e negociatave për atë që u propozua si negociatë. Nuk mendoj se PD dhe grupi parlamentar kthehet në normalitet për shkak se PS po u jep ndonjë gjë. Në kthehemi në normalitet nëse marrim vendimin vetë. Në këtë kuptim ne nuk duhet të jepnim asnjë sinjal të uljes me Ramën. Nëse ka një diskutim për një marrëveshje politike është qeveria teknike, aty kemi detyrim të ulemi. Po s’kemi pse negociojmë për të drejtat tona kushtetuese.
Ligjet miratohet edhe në diktaturë detyra e mazhorancës të krijojë parlament normal. Ne nëse mendojmë se kjo është rruga e duhur e marrim vendimin vet, s’ka nevojë të ulemi me Ramën. Rama nuk i mban marrëveshjet. Bëjmë marrëveshje me partitë politike. Kuvendi nuk është i PS-së. Kjo është vendimmarrje e partisë. Unë jam kundër, nuk është rruga e duhur. Nuk mund të ketë marrëveshje me Ramën.
Sot kemi një ligj të ri për komisionet hetimore. Së dyti përfaqësim i drejtë në Komisionin për Reformën Zgjedhore. Të jenë të gjitha partitë politike, por jo gjithë komisionin siç e kishte. Me aq deputet sa ka duhet të jetë. Me këtë akt në dëmtojmë perceptimin e opozitës tek demokratët. Në çdo rast unë do të respektoj vendimmarrjen e grupit. Nëse vendosim se duhet ti kthehemi normalitetit duhet ta bëjmë vet ne, jo duke u ulur me Ramën.’- tha Salianji.
I pyetur nga gazetari, Nertil Agalliu në lidhje me negociatat me aktorët e tjerë politikë, Salianji tha se në parim mendon se nuk duhet të negociojnë me Lulzim Bashën. Sipas Salianjit, Basha thotë publikisht që është shumicë, dhe praktikisht po vjedh një gjë në sy të publikut.
‘Duhet të nisin negociata me çdo aktor, që ka kontribuar me çdo demokrat duhet të negociohet. Me Bashën nuk mendoj se duhet të negociojmë, në parim. Basha thotë jam shumicë dhe praktikisht po vjedh një gjë në sy të publikut.Nëse ka një parti tjetër në të drejtën e vet të ushtrojë aktivitetin politik mund të diskutojmë. Të vij unë tani tek ju dhe të them është prona ime. Në 8 vite Basha ka thënë unë jam kryetar partie. Unë e kam besuar nuk kam pasur kontakt me Berishën, prandaj e kam mbështetur. Edhe me Ramën prandaj jam kundër pasi ua ka hedhur disa herë.'- tha Salianji.
Megjithëse ‘non grata’ nga SHBA’ dhe në ‘arrest shtëpie’ për aferën e privatizimit të ish-klubit Partizani, për Salianjin, kandidati për kryeministër duhet të jetë Sali Berisha.
‘Kandidati për kryeministër është kryetari i partisë. Ligjërisht është kryetari i PD-së. Ka marrë 500 mijë vota.’- tha Salianji.
Sa i takon hetimeve për Gërdecin, ku sot bëhen 16 vite nga masakra, Salianji tha se drejtësia duhet të bëjë drejtësi pa pritur të marrë urdhra nga politika.
‘Është një datë tragjike, humbje e madhe për të gjithë që kanë humbur të afërmit e tyre. Unë di dhe besoj se kjo është e ditur që drejtësia është duke e hetuar dhe ka në gjykim një çështje të tillë. Ka përgjegjës konkret për këtë rast. E drejta jo vetëm legjitime për të ndjekur çdo hap të sistemit për të bërë drejtësi. Në çdo rast drejtësia duhet të bëjë drejtësi pa pritur të marrë urdhra nga politika. Në mendimin tim drejtësia e bën punën duke u bazuar mbi fakte dhe prova dhe jo me ndikime publike. Ka një hetim tjetër i cili ka pretendime të ndryshme të palëve.’- tha Salianji.