Sot ishte planifikuar që Shqipërinë ta vizitonte deputeti i CSU në Bundestag Florian Hahn, njëkohësisht edhe zëdhënës për BE dhe zgjerimin. Vizita është shtyrë për shkak të probleme me fluturimin, pasi kompania ajrore e anuloi. 

Në Tiranë zyrtari gjerman kishte planifikuar disa takime me Presidentin Meta, kryeministrin Rama, kryetarin e PD, Basha, kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kryetarin e grupit të PS, Balla.

Pas pak ditësh Gjermania pritet që të marrë vendimin për hapjen e negociatave ose jo për Shqipërinë.

Gjermania, Franca dhe Holanda janë tre vendet skeptike që duhet të binden nga qeveria shqiptare deri në fund të qershorit.