Negociatat Shqipëri-Greqi, Kotzias: Nuk po flasim vetëm për detin, por edhe për tokën
Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias pas firmosjes së marrëveshjes me Shqipërinë për njohjen e patentave ka folur edhe për çështjet e vjetra mes dy vendeve që janë në tavolinën e negociatorëve të dy vendeve.
Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias
ATHINE-Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias pas firmosjes së marrëveshjes me Shqipërinë për njohjen e patentave ka folur edhe për çështjet e vjetra mes dy vendeve që janë në tavolinën e negociatorëve. Kotzias u shpreh se kryeministri grek do të kishte ardhur në Shqipëri nëse nuk do të kishte dalë procedura mes Presidentit dhe qeverisë për autorizimin për plotfuqinë duke sjellë shtyrjen. E ndërsa u shpreh optimist për një marrëveshje për detin, Kotzias shtoi se me Shqipërinë po diskutohet edhe për kufirin tokësor, referuar identifikimit të piramidave.
Vizita e Tsipras në Tiranë do të ishte kryer nëse nuk do të kishin dalë çështje procedure mes presidentit dhe qeverisë. Bisedimet lidhur me zonat ekonomike janë më të mira. Kemi avancuar me bisedimet e para dhe besoj që do të kemi lajme të mira. Duam të kemi marrëveshje të drejtë, të bazuar në të drejtën ndërkombëtare. Do të kemi dhe një dekret presidencial për ligjin e luftës që është një skizofreni historike. Do të kemi edhe marrëveshjen mbi kufijtë e tokës lidhur me identifikimin e piramidave. Ne jemi për zgjidhje dhe duam të ketë një zgjidhje. Ndaj dhe po punojmë.
Nikos Kotzias
Ndërkohë që edhe Ministria e Jashtme Greke ka shpërndarë një postim në Twitter të Kotzias, ku shpreh sigurinë për një marrëveshje sipas konventave ndërkombëtare mes Shqipërisë dhe Greqisë përsa i përket kufirit detar mes dy vendeve. Ministri i Jashtëm grek foli edhe për kërkesën e deputetëve të Agimit të Artë dje, që Greqia të vendosë veto për të bllokuar integrimin e Shqipërisë në BE.
Një ditë më parë disa deputetë kërkuan që t’i vendosnim kushte Shqipërisë në mbështetje të rrugës së integrimit, por ne nuk mund ta bëjmë një gjë të tillë.
Nikos Kotzias
Sot Shqipëria firmosi marrëveshjen për njohjen e patentave me Greqinë, sipas ministrit grek deri në fillim të muajit qershor pritet që të arrihet dakordësia për kufirin detar dhe cështjet e tjera që janë pezull mes dy vendeve.
Postimi ne Twitter
Prononcimi i Nikos Kotzias per mediat greke
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4460
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Deti', Meta: S'pranoj cënimin e interesave kombëtare! Rama s'ka marrë autorizim nga unë për bisedimet me Greqinë
17 Shkurt 2021, 14:16
-
Qeveria greke dërgon në parlament draftin për zgjerimin e vijës detare
9 Janar 2021, 15:11
-
Marrëveshje para Hagës? Mitsotakis: Në Gjykatën e Hagës, pasi të firmoset zgjerimi i Greqisë me 12 milje
26 Tetor 2020, 16:25
-
Mitsotakis: Jemi të gatshëm t’i drejtohemi Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë pë kufijtë detarë
22 Tetor 2020, 14:49
-
Kufiri detar në Hagë, Nesho: Nuk është bërë transparencë për diskutimet, mund të humbasim! Nuk është kaluar në etapat e domosdoshme
21 Tetor 2020, 17:55
-
Media greke: Çështja e detit në Hagë, këtë zgjidhje e dëshironte dhe Athina!
20 Tetor 2020, 22:30
-
Zgjidhja nga Haga, BE mirëpret vendimin për çështjen e kufirit detar: Duhet të jetë në përputhje me ligjin ndërkombëtar
20 Tetor 2020, 22:06
-
Përse Greqia kërkon 'zero' probleme me Shqipërinë?
20 Tetor 2020, 20:17
-
Vizita e ministrit grek në Shqipëri, PDIU dhe Lëvizja Vetëvendosje protestë nesër: Çon përpara axhendën greke
19 Tetor 2020, 20:42
-
Ligj në Kuvend për mbrojtjen e detit nga zgjerimi i Greqisë me 12 milje: Të shpallet det historik zona nga Butrinti deri në Palasë
5 Tetor 2020, 19:36
-
Kufiri detar/Dendias: Zgjerimi me 12 milje, e drejtë eskluzive, nuk kushtëzohet nga pale të treta
19 Shtator 2020, 14:21
-
'Të zgjidhim çështjet e së kaluarës'/ Nga çështja e detit, pakicat kombëtare dhe integrimi i Shqipërisë në BE, zbardhet takimi Rama- Mitsotakis
16 Shtator 2020, 08:40
Mos doni te merrni tere Shqiperine?
Përgjigjucfare marreveshje be? nuk arrihet asgje pa ju mundesue drejtat shqipeve ne Cameri
PërgjigjuEja, eja po ta mbajti të marësh tokë..eja të shohim si do dalësh
PërgjigjuEnveri kurre nuk pranoi se Cameria eshte toke greke ndaj dhe nuk beri asnje perpjekje per te hequr gjendjen e luftes. Ne sot me kete marrveshje perfundimisht e leme jasht camerine dhe nuk do kemi te drejta mbi token tone.
PërgjigjuSi nuk u bëmë njëherë në jetë të A zotë të vetës aman...pse duhet gjithmonë të presim çfarë na thotë USA,BE,Turku Greku apo Serbi... Këto ne Veri votuan Demarkacionin,këto në Jug kërkojnë dhe tokën se nuk ju del deti...ne do mbesim ne gisht ne b.. se tjetër sna mbeti..turp turp Me 100 vejtorin e pavarësisë shpresuan në bashkim disa,por planet paskan qënë tjera...turp
PërgjigjuCipras dhe Kocias jane dy politikanet me te mire ne historine e maredhenieve dypaleshe Greqi - Shqiperi . Uroj qe bisedimet te dalin me sukses dhe dy pipujt tane te bashkepunojne per te miren e tyre dhe te rajonit . Kocias diplomat i shkelqyer
Përgjigjupo ja u ban mire juve turku, po cfare te bejme ne se kena ate hajdarin e gjate ne karrike, se po ta tregojme token o greket e degjenerume edhe te pa bese.
Përgjigju