TIRANË-Një i ri nën efektin e hashashit ka goditur disa herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit një 24-vjeçar.
 
Tomi Cigraja ndodhej në apartamentin e tij së bashku me E.M kur janë konfliktuar.
 
24-vjeçari ndodhet në spital në gjendje të rëndë ndërsa dhe Tomi Cigarja ka marrë disa goditje të lehta.
 
Policia ka arrestuar të riun ndërsa materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com