Vijon zjarri në pyllin me pisha në fshatin Kreshpan të Fierit zjarr i cili ka rënë në orët e pasdites dhe që duket se po favorizohet nga era.
 
 Bëhet me dije se janë krijuar edhe vatra të tjera zjarrit ndërsa janë shtuar edhe forcat e zjarrëfikësve.
 
 Për shkak të përhapjes së zjarrit e favorizuar edhe nga era pritet ndihma edhe nga forcat të ndërhyrjes së shpejtë.
 
 Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se mund të kërkohet ndihmë edhe nga ajri. Megjithatë fatmirësisht nuk rrezikohen banesat.
 
Zjarrëfikësit janë përqëndruar te shkurret pasi flakët mund të arrijnë pishat të cilat arrijnë deri në lartësinë mbi 4 metra.
 
Ndërkohë pavarsisht numrit të shtuar të forcave zjarrëfikëse, terreni i thyer e bën edhe me të vështirë ndërhyrjen e këtyre të fundit dhe neutralizimin e flakëve të zjarrit.

Për momentin si pasojë e flakëve janë djegur rreth 5 ha pyll me pisha.

[gallery]22928[/gallery]

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com