Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili është paraqitur ditën e sotme sërish në SPAK.

Ismaili është vënë nën hetim nga SPAK në lidhje me sulmin kibernetik të ndodhur më 12 mars 2025 ndaj Prokurorisë së Posaçme.

Burime për Report TV bëjnë me dije se Ismailit më herët i është komunikuar mbyllja e hetimeve.

Sipas SPAK, hakerët tentuan të merrnin informacion nga kompjuterët e tre prokurorëve të posaçëm, Behar Dibra, Enkeleida Millonai dhe Elida Kaçkini, por sipas Prokurorisë, nuk arritën të depërtojnë në sistemin e brendshëm të IT-së.

Të arrestuarit për këtë çështje dyshohet se më pas i kanë shpërndarë të dhënat e marra te persona të tjerë, mes të cilëve dyshohet se janë dy gazetarë, ish-kreu i Burgjeve Agim Ismaili, si dhe Dritan Palikaj, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Bujqësisë.