Nëna biologjike e vajzës së
Angelina-s: Më lër t’i flas bijës sime!

Nëna biologjike e vajzës së<br />Angelina-s: Më lër t’i flas bijës sime!
Pas ndarjes nga Brad Pitt, Angelina Jolie duket se do të përballet e vetme më një serë problemesh. I fundit është ai i nënës biologjike të vajzës së adoptuar në Etiopi.

Nëna e vajzës i ka bërë një lutje aktores së njohur, ku i ka kërkuar të flasë me vajzën e saj. Mentewab Dawit Lebiso, madje i ka kërkuar edhe kujdestarinë e vajzës, tani që Jolie është ndarë nga Brad Pitt, raporton ‘’Daily Mail’’.  
 
Mentewab Dawit Lebiso mbeti shtatzënë pasi u përdhunua dhe e mbajti fillimisht vajzën, të cilën e quajti Yemasrech, që do të thotë “Lajm i mirë”, por luftoi të bënte para dhe më pas u arratis, duke e lënë atë me nënën e saj Almaz Elfneh.

31-vjeçarja Lebiso, e cila mundohet të mbijetojë me paratë që fiton, nuk ka bërë më fëmijë. Angelina Jolie zbuloi atëherë se, i ishte thënë që nëna e Zahara-s kishte vdekur nga SIDA, kur e adoptoi në 2005-n, por në fakt nëna e saj ishte gjallë. Ajo tha se vogëlushja vuante nga dehidratimi dhe kequshqyerja kur e adoptoi.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron