Nëna lehonë në burg, analisti Vangjeli: Politika na ka futur në një flluskë tmerri dhe ferri që është e pandjeshme ndaj kësaj dhimbje ekstreme

‘Politika na ka futur në një flluskë ku harrohet një nënë që përfundon në qeli 8 ditë pasi ka sjellë në jetë një fëmijë”. Kështu e ka komentuar analisti Lorenc Vangjeli situatën e mosregjistrimit të PD në zgjedhjet e 14 majit që e largon vëmendjen nga ngjarje të tjera të rënda që ndodhin në vend.

Në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, Vangjeli thotë se kjo flluskë bëhet e pandjeshme ndaj kësaj dhimbje kaq të madhe pasi e gjithë vëmendja është përqendruar te Vendoret.

“Flluska në të cilën politika na ka futur të gjithë na ka bërë që pakkush të kujtohet që diku në një skaj të Shqipërisë një nënë me një foshnje 8 ditësh të sapolindur ushqehet me gji, përfundon në qeli nga një vendim gjykate prej një gjobe të papaguar që është konvertuar me heqje lirie.

Është zbatuar po formalisht ligji dhe kanë ekzekutuar një vendim duke rrëmbyer një grua, duke e çuar në qeli për të kërcënuar dhe ndëshkuar me vdekje një krijesë, jeta e të cilit është e mbrojtur me kushtetutë. E kuptoni tashmë çfarë tmerri dhe ferri krijohet brenda kësaj flluske që është e pandjeshme ndaj kësaj dhimbje ekstreme, ndaj këtij krimi që ndodh që bëhet dyfish më i rëndë se askush nuk e shikon dhe askush nuk i vë gishtin. Ky është problemi”, tha Vangjeli.

Vangjeli reagoi për rastin e gruas Diana Kolaveri Hoshi, që është dënuar me 50 ditë burg për braktisjen e fëmijës nga martesa e parë, por bashkëshorti i saj, Naim Bahçja pretendon se është detyruar të largohet pasi ish-bashkëshorti e dhunonte dhe nuk e lejonte të takonte vajzën.

Pavarësisht pretendimeve të tij, faktet tregojnë se Diana Kolaveri Hoshi, me origjinë nga Mati është dënur nga Gjykata e Tiranës në qershor të vitit 2022, ndërsa vendimi është ekzekutuar nga Policia më 7 Mars të këtij viti. Në procesverbalin e oficerit gjyqësor që e ka firmosur dhe e dënuara thuhet se “gjyqtarja Ardiana Bera me kërkesë të prokurorit Endrit Bimi ka vendosur zëvendësimin e dënimit nga gjobë 250 mijë lek në 1 muaj e 20 ditë burgim për akuzën “Braktisja e fëmijës”, parashikuar nga neni 124 i Kodit Penal.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dakord: 15/03/2023 17:32

    Ligji eshte i barabarte per te gjithe pa dallim gjinie.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Blinken, Fidan diskutojnë për të ardhmen e Sirisë

Blinken, Fidan diskutojnë për të ardhmen e Sirisë