Historia e një nëne që kërkon të takojë 3 fëmijët solli në studion e emisionit ’’Pa gjurmë’’ këtë të enjte Xhevahire Brazhdën nga Peqini. Drama e nënës së tre vajzave, që edhe pse larg pak metra nuk mundet dot t’i përkëdhelë. Ajo u divorcua me bashkëshortin 3 vite më parë dhe fëmijët me vendim gjykate i kaluan babait, për shkak se nëna nuk kishte kushte ekonomike për t’i mbajtur. Gjykata caktoi që nëna të kryejë pagesën mujorore, me shumën prej 90 mijë lekë të vjetra. Pavarësisht se Xhevahirja ka kryer detyrimin mujor për 4 muaj rresht, nuk ka mundur t’i takojë. Ajo është e ’’dënuar’’, t’i shohë nga larg vajzat, pasi babai nuk i lejon të takohen me nënën.
"Risat Mehmeti quhet bashkëshorti që e çoi në këtë gjendje martesën tonë 11-vjeçare. Kur bëmë divorcin në Gjykatë, psikologja dha vendimin që më e vogla nga tre vajzat e mitura të më kalonte mua në kujdestari. Gjykata e Shkallës së Parë vendosi t'ia kalojë fëmijët babait më të drejtë takimi një herë në dy javë. Iu drejtova apelit që vendosi kujdestarinë babait dhe takimin në fundjavë dhe për festa. Para një javë vajza kishte ditëlindjen dhe nuk e takova. Ia dërgoj me mesazh më thotë goca e dytë që më ke braktis. Shkoj çdo ditë në shkollë jashtë pasi policia më ka nxjerrë jashtë. Gocat ulin kokat dhe vene duart ne fytyre, kur i sjell i ati. Kur nuk është i ati ata më përshëndesin dhe me dorë. Përmbaruesi që më 6 prill i vuri gjobë babait dhe gjykata e hodhi poshtë. Nesër do të shkoj tek përmbaruesi. Bëra kallëzim që me 6 prill të këtij viti që bashkëshorti nuk më lejon të shoh 3 vajzat."
Si për ironi të fatit, banesat ku jetojnë dy ish-bashkëshortët janë pak metra larg nga njëra-tjetra, por kjo nuk ka mundësuar afrimin e nënës me fëmijët edhe pse Gjykata ka caktuar një takim me to 1 herë në 24 orë. Për këtë arsye, Xhevahirja vendos të ndërpresë edhe pagesën mujore. Që prej 2 korrikut të vitit 2017, për Xhevahiren është takimi i fundit me 2 nga 3 fëmijët, që nuk lejohen nga babai. Ky i fundit për moszbatimin e vendimit nga Gjykata është gjobitur me një shumë prej 500 mijë lekëve të vjetra.
Kanë kaluar afro 2 vite, që zemra e Xhevahires është e përvëluar. Ajo nuk i takon dot fëmijët, ndërsa tentativës të saj për t’i parë nga oborri i shkollës, ish- vjehrri i është përgjigjur duke e kërcënuar me jetë.
"Kam marrë kërcënime nga ish- vjehrri. Më ofendoi rëndë. Shkova në polici, e çoj në prokurori çështjen dhe asgjë. Herën e parë e fala, por të dytën e denoncova, bëra kallëzim penal në shërbimin e çështjeve të brendshme në polici. Me kërcënoi para uniformave blu, me tha: "Do te vras ty": Vajza e madhe është 10, e dyta 9 vjeç, Shkova atje dhe vajzat me thane pse ke ardhur. Ai i mori me makine dhe tha: Nuk te duan vajzat. Edhe ne prani te psikologes vajzat shohin atë për te me takuar. Unë kërkoj vetëm të takoj vajzat. Të bëjë çfarë të doje me jetën e tij. Gjithë verës nuk i kam pare me sy. Do ta kujtojnë një ditë që do t'i mungojë dashuria e nënës. Unë i fal të gjitha vetëm të takoj vajzat, si e ka caktuar gjykata"
Nëna e tre fëmijëve është në udhëkryq, pasi pas divorcit, ka humbur gjithcka, tashmë edhe të drejtën për të takuar tre vajzat.