U zgjodh kreu i ri i SPAK, kush është Altin Dumani, ‘prokurori i pakompromis’ që bëri bujë me qëndrimin e akullt gjatë gjykimi të dosjes së ‘Gërdecit’

U zgjodh kreu i ri i SPAK, kush është Altin Dumani, ‘prokurori i pakompromis’ që bëri bujë me qëndrimin e akullt gjatë gjykimi të dosjes së ‘Gërdecit’

Kush është kreu i ri i SPAK, Altin Dumani.

Në moshë 47-vjeçare, Altin Dumani vjen nga radhët e Prokurorisë së Apelit. Ai është lindur në Shupenzë të Dibrës, dhe njihet si “prokurori i pakompromis”. Ai është një nga prokurorët që drejtoi i pari njësinë Task Forcë, ngritur vite më parë për të luftuar krimin e jakave të bardha. Ka një karrierë prej 20 vitesh si prokuror,  në mars të vitit 1999, ka shkelur për herë të parë në prokurori, me detyrë në Sarandë, ndërsa sot është kreu i komanduar i prokurorisë së Apelit për Krimet e Rënda. 

Ai u bë drejtues prokurorie për herë të parë në Tropojë, në vitin 2000, një post sipas Dumanit që u refuzua nga shumë të tjerë për shkak të çështjeve problematike atje. Ai bëri bujë me qëndrimin e akullt që mbajti gjatë gjykimit të 29 të pandehurve të Gërdecit dhe 3 dënimet e përjetshme që kërkoi për tre nga të pandehurit kryesorë të tragjedisë së 15 marsit 2008. Ndërsa që prej momentit kur është zgjedhur anëtar i SPAK ka hetuar çështje shumë të nxehta të krimit dhe korrupsionit. 


Lajmi kryesor:

Me 1 votë diferencë, Dumani bëhet kreu i ri i SPAK! Kim: Moment i rëndësishëm për drejtësinë! Rama: Prokurorët folën vetë, akuzat se e 'ka kapur regjimi' i mori era


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?