Nëna më vdiq duke ushqyer motrën me gji, jetova duke shitur gjak! Mehmet Smakaj, Esencë-Report Tv 

Të shesësh gjak në diktaturë për të mbajtur gjallë veten dhe katër jetimë! 

Ka qenë shumë i përhapur dikur veprimi i dhurimit të gjakut me pagesë në Shqipëri. E gjitha kjo për një arsye te vetme: Mungesa e ekonomisë në shtëpi, nga ku shitja e gjakut ishte para e mirë që mbante gjallë frymët e shtëpisë, veten por edhe të tjerë! 

Mehmet Smakaj nga Gruda e Re ishte i ftuar i mbrëmjes së sotme në Emisionin Esencë që shfaqet çdo të premte dhe të diel në ekranin e Report Tv ora 21:00. Smkakaj është gjithashtu edhe një kampion i dhurimit të gjakut për ndjenja humanitare që prej vitit 1975. 

Eljan Tanini bisedoi me z.Smakaj duke e sjellë ligjërimin e dhurimit të gjakut para dhe pas viteve 90.

Eljan Tanini: - Si dhe pse kjo lidhja juaj personale me shitjen apo dhurimin e gjakut në një moshë shumë të re? 

Mehmet Smakaj: -Nga viti 1975 deri në vitin 1995 kam dhuruar gjak. Meshkujt dhurojnë gjak njëherë në 3 muaj, femrat njëherë në 4 muaj. 
Per 350 gram gjak, shteti i kohës paguante 2800 lekë të vjetra, të cilat ishin të mjaftueshme. Kishte raste kur dhuronte gjak e gjithë familja, pas viteve 90, gjaku shkoi te rreth 27 mijë lekë. Më pas kërkuan të jepej gjaku pa pagesë! 
15 vjet kam dhuruar gjak rregullisht për të mbajtur familjen. Kam qenë i shëndetshëm, ndryshe 18 vjeç kam nisur të dhuroj gjak, kemi jetuar në Fshatin Grizhë, jetesa ishte shumë e vështirë. 
Ishte një vend punë ku nëse binte shi gjatë punës, shteti të paguante 80 përqind ditën e punës. 

Eljan Tanini: -Çfarë ju bëri juve për të shitur ose dhuruar gjak? 

Mehmet Smakaj: -Po rrija me miqtë e mi. Një shok më thotë eja provoje njëherë, eja se merr një rrogë dhe zgjidh ca punë. 

Eljan Tanini: -Sa vjeç ishit ju kur nëna ndërroi jetë? 

Mehmet Smakaj: -Në moshën 36 vjeçare na vdes nëna duke ushqyer motrën në gji. Në ato vite i thonin ‘i ra pika’, sot i thonë hemoragji cerebrale. Më pas na vdes edhe baba. Mbetëm në këto kushte 5 fëmijë, motra e vogël shkoi në befotrof, ndërsa vëllai në shtëpinë e fëmijës, pra ata më të vegjlit. Unë motra dhe vëllai në shtëpi. Largimi nga ai fshat, fshati ku kishim shtëpitë e para, u bë me nismën time. Kush na jepte diçka ne gëzoheshim shumë. Ishim të varfër. 
Kam bërë në këmbë 17 km për të takuar Sul Bushatin, Kryetarin e Komitetit të Shkodrës. Plus edhe 17 km kthim po në këmbë. Një çast, Sul Bushati vjen me një benz blu përpara meje, i kërkova takim menjëherë sapo e pashë. 
Mbaj mend që i thashë: -Ju e keni barkun me bukë, unë jo. Direkt më tha eja në zyrë. Më kërkoi të shkruaja të gjitha problemet që kisha. Unë desha t’i flisja me zë. I tregova të gjitha hallet e mia, unë fol e Marku shkruante me makinë shkrimi. Në darkë më çuan në fshatin ku unë desha të shkoja për kushte më të mira. Pas një kohe të shkurtër i zhvdendosëm të gjitha sendet edhe shtëpinë në fshatin e ri, pasi na i plotësuan kushtet. Na dhanë edhe një pagesë prej 4 mijë lekësh, si pjesë nga pensioni i prindërve. 
Njerëzit që kanë punuar në kooperativa buqjësore ishin edhe disi të zgjedhur, baba u sëmur në punë. Siç thonë njerëzit pranë tij, babës i plasi stomaku. 
Unë isha vëllai më i madh, isha 14 vjeç. U rritëm duke punuar në fermë unë, motra dhe vëllai tjetër. Në vitin 1980 unë u martova sepse kishim nevojë për një njeri në shtëpi, motra e madhe po ashtu u martua. 

Eljan Tanini: -Ishte e vështirë për t’u martuar te 3 fëmijë të varfër? 

Mehmet Smakaj: -Ishim me fat atje ku e mora unë bashkëshorten time. Për motrën që e la nëna të vogël, gruaja një ditë më tha: -A ta marrim motrën e vogël dhe ta mbajmë në shtëpi? Motra ishte diku në klasë të katërt kur erdhi në shtëpi te ne. Motra dhe vëllai i vogël ishin në Shkodër te shtëpia e femijes.  

Eljan Tanini: -Si ka qenë dhurimi i gjakut në atë kohë? 

Mehmet Smakaj: -Gjaku jepej në kushte shumë shumë të mira, në krahasim me sot është si dita me natën. 3 ditë më parë bëheshin analizat, ditën që shkoje për të dhuruar gjak, hiqje uniformën tënde dhe vishje atë që duhej. Lahej krahu, koka djathtas ose majtas ages. Kur mbaronte dhënia e gjakut të jepej një gotë qumësht, dhe kur bindeshin që ishe në rregull të linin të ikje. 
Dhurimi i gjakut nuk bën dëm, ama shiringa është e trashë kur hyn në damar. Vendi ku jepej gjaku, ka qenë i ndarë nga spitali. Më pas të jepnin një letër që të merrje paratë në arkën e spitalit. Po dhurove gjak shton jetëgjatësinë tënde dhe e shton atë edhe te të tjerët. 

Në vitin 1991 e kam krijuar shoqatën e parë për dhurimin e gjakut, sot kemi 15 mijë anëtarë dhe anëtare. Në vitin 1997 kemi qenë të pranishëm për të ndihmuar njerëzit gjithashtu! Sot shteti duhet të japë para për 350 gram gjak, te paktën 100 mijë lekë, që edhe gjaku të mos mungojë. Spitalet nuk duhet të ngelen pa gjak. 

Eljan Tanini: -Di që merresh edhe me bamirësi? 

Mehmet Smakaj: -Prej historisë sime familjare kam ndihmuar shumë njerëz deri më sot. 

Mehmet Smakaj: -Jam Qytetar Nderi i Qarkut Shkodër. Në Shqipëri ka ekonomi të dobët nga papunësia, por ama punë ka. Vetëm Edi Rama mund ta firmosë penisionin e posaçëm për emrin tim pasi ka kohë që zvarritet ky fat! 
 

G.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë